Hoxhaj: Kurti çoi në tavolinë me Vuçiqin një vendim të Qeverisë, meritë e tij e Osmanit që vizat na u hoqën nga agjenda

Hoxhaj: Kurti çoi në tavolinë me Vuçiqin një vendim të Qeverisë, meritë e tij e Osmanit që vizat na u hoqën nga agjenda

Kështu tha Enver Hoxhaj, nënkryetr i Kuvendit nga radhët e PDK-së, për intervistën me Ilir Mirenën:  Pyetja më kryesore tash këtu është çka do të bëj me vendimin e qeverisë zoti Kurti. Ka marrë një vendim që e ndan në faza, ky vendim duhet të marrë drejtim, ose të mbetet në fuqi ose të shfuqizohet. […]

Pyetja më kryesore tash këtu është çka do të bëj me vendimin e qeverisë zoti Kurti. Ka marrë një vendim që e ndan në faza, ky vendim duhet të marrë drejtim, ose të mbetet në fuqi ose të shfuqizohet.

E dyta, për një vendim të tillë do të duhej më shumë ti dëgjojë partnerët tonë amerikanë dhe mos ta shndërrojë në temë dialogun, më mirë të thoshte është kërkesë e amerikanëve, evropianëve sesa një vendim të qeverisë ta sjell në tavolinë me Vuçiqin.

Sa e kam pa Albin Kurtin duke qeveris, ai merr disa vendime, por vendimmarrja e tij është aq e vonshme sa që kurrkujt nuk i hyn në punë.

Ka një vendimmarrje aq të vonë që nuk jep kurrfarë efekti politik, po të dëgjohej kërkesa e partnerëve tonë, në tetor në shtator në raport me targat sot jam i sigurtë që do kishim vendim pro liberalizimit të vizave.

Hoxhaj: Heqja e liberalizimit të vizave nga agjenda, meritë e Osmanit dhe Kurtit

ENVER HOXHAJ: Mëmyra se si u tha se po hiqet Kosova nga agjenda e liberalizimit të vizave, ka qenë përgjigje ndaj mënyrës se si janë sjell zoti Kurtid he zonja Osmani dhe në raport me deklaratat e pamatshme e të papërgjegjshme të tri ditëve të fundit.

Evropa, perëndimi e njerëzit që kanë pushtet, janë edhe hakmarrës në situate të caktuara. Nëse dikush mendon që është në gjendje jo vetëm ti qet muskujt në tavolinë, por edhe ta godasë reputacionin e dikujt, natyrisht që është edhe sjellja politike.

Largimi i liberalizimit të vizave nga agjenda dhe mënyra se si u tha, mbi të gjitha është meritë e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Hoxhaj: Kurti e pa që realiteti politik nuk të vetë çka ke në kokë, prandaj dialogu i doli prioriteti i parë 

ENVER HOXHAJ: Palëve iu bë me dije se na e kemi seriozisht këtë process. Nëse dikush vepron njëanshëm, do të jenë sanksionet. Nuk ka pasë deri tan inga BE ndonjë gjuhë të tillë.

Por është një shans i mirë për Kosovën meqë komunikata e BE-së e lëviz Kosovën në një fazë tjetër, natyrisht se tema kryesore dje kanë qenë targat, mandej teksti se cka do me pasë në komunikatë, mund të ndryshohet me kërkesat e palëve por gjendja emergjente ka qenë situate me targat.

Do të shohim tash a do të jetë një fazë komplet e dialogut, apo s’do të jetë një fazë e re e dialogut.

Zoti Kurti është i bindur se do ta lëviz Kosovën përpara drejt njohjes së ndërsjellë, tash të shohim.

Kurti ka pasë pritje që do qeveris me prioritetet që ka pasë në kokën e tij dhe programin e tij, dialogu ishte në të shtatin, por në shtet, temat që i ke në tavolinë si kryeministër, ti determinon realiteti, jo cka ke ti në kokën tane.

Ka një mendësi që është realisht jashtë evropiane. Në cdo vend evropian, shteti merr detyrimet që kanë nënshkru qeveritë paraprake.

Në këto vitet e fundit, jemi shndërru në shembull tipik që nuk zbatojmë marrëveshje ndërkombëtare.

Cka po ndodh në javët e fundit është se ngjarjet kanë tejkalu pritjet e Albin Kurtit dhe tash duhet t’ju shkojë prapa ngjarjeve.

Taksa dhe targat – të dyjat fillojnë TT, tregojnë që nuk kemi qenë shumë të përgjegjshëm, sollëm raportet me SHBA dhe BE në pikën më të ulët.

Para katër pesë javësh, kur kishte presion për targat, shpesh në ndonjë tuit të ndonjë zyrtari të lartë amerikan, falënderohej Vuciq e Serbia ndërsa Kosova goditej politikisht.

Nuk ka ndodhë vetëm një herë, po ka ndodhë disa herë.

Një komunikim publik i hapur ndërkombëtar, mendoj që kjo i ka lëndu shumë raportet mes Kosovës dhe Amerikës, mbi të gjitha sa jemi të besueshëm, sa mund të llogaris dikush me ne, dhe në këto katër pesë ditët e fundit gjuha totalisht e papërgjegjshme e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit në raport me Borrellin të tjerët në Bruksel. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?