Hovenier: Me urgjencë të kemi një propozim për Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ritheksuar se Kosova duhë të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. ‘’Mezi presim që Qeveria e Kosovës të vendos disa propozime në tavolinë me një urgjencë që ta arrijmë pikërisht këtë.’’, citohet të ketë thënë ambasadori në një takim me gazetarë gjatë javës. ‘’Tani për tani, jam tejet i përqendruar në krizën […]
‘’Mezi presim që Qeveria e Kosovës të vendos disa propozime në tavolinë me një urgjencë që ta arrijmë pikërisht këtë.’’, citohet të ketë thënë ambasadori në një takim me gazetarë gjatë javës.
‘’Tani për tani, jam tejet i përqendruar në krizën që kemi para. Mezi pres kohën që të kthehemi në bisedimet e nivelit strategjik rreth propozimeve për normalizim. Mendoj se s’do të ishte gjë e duhur për mua që të flas për përmbajtjen e çfarëdo propozimi që Miroslav Lajçak apo të tjerët kanë vendosur në tryezë. E tërë poenta e komunikimit të ndjeshëm diplomatik është që ato të mbesim të ndjeshme derisa qeveritë merren me gjërat e ndërlikuara. Besoj se edhe Beogradi e ka bërë të qartë se edhe ata e prioritizojnë Asociacionin si pjesë të pakos për atë se çfarë diskutohet në procesin e dialogut. Qëndrimi i qeverisë amerikane nuk ka ndryshuar. Ne gjithashtu besojmë se zotimi i qeverisë kosovare për Asociacionin duhet të përmbushet.’’
Tutje ai ka folur edhe për target dhe situatën në veri.
‘’Mendoj se rekomandimet tashmë i kam shtruar, kështu që po ua jap tri pikat që i thash më herët. Së pari, ne besojmë se tërheqja nga komuniteti serb nga institucionet nuk është pjesë e zgjidhjes dhe ka potenciale të zmadhojë tensionet. Për këtë po shpresojmë të jetë e përkohshme dhe presim që ata të kthehen në institucione. Këshilla jonë ndaj qeverisë, siç e thash, është dy-palëshe në këtë krizë të tashme. Njëra, është të ketë shtyrje të plotë për çështjen e targave që të ketë më shumë kohë për ndërrimin e tyre; të mos shkohet para me masa ndëshkuese që do të thotë gjoba nga 21 nëntori, mendoj se është kërkesë fer. Dhe tjetra është që me urgjencë të nisin negociatat për Asociacionin e cila është identifikuar nga komuniteti si dhe nga Beogradi, si një çështje e ndjeshme dhe e rëndësishme. Besojmë se kjo është obligim, i nënshkruar në Procesin e Brukselit, i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që siguron parametrat që përmenda, që të ketë Asociacion i cili do të adresonte këtë shqetësim dhe besojmë se duhet të ketë një propozim për Asociacion në tryezë për t’u diskutuar. Që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë se dalim nga kjo.’’












