Hiqen dyshimet: Kompania e ish-shefit të Hysen Durmishit, u favorizua në rekomandim të kontratës mbi 400 mijë euro

Hiqen dyshimet: Kompania e ish-shefit të Hysen Durmishit, u favorizua në rekomandim të kontratës mbi 400 mijë euro

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para se të ishte nëpunës i shtetit ka punuar në kompani private. Durmishi kishte punuar për NNP ”Sopi”, e cila përpos që kishte fituar katër tenderë nga komuna e Prishtinës dikur, tash e njëjta po synon të fitojë një kontratë në mënyrë të dyshimtë […]

Në CV-në e zv. ministër Durmishit shkruan se ai kishte punuar si menaxher në kompaninë NNP “Sopi” në vitin 2009 -2010, me pronar Naim Sopaj nga Suhareka. Pas kësaj, Durmishi ishte rehatuar si drejtor i  Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, në kohën kur udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje. Qysh në atë kohë, “Sopi” kishte fituar rreth katër tenderë nga Komuna e Prishtinës, të cilët kalonin vlerën e mbi një milion eurove.

Kompania e ish-pronarit të Hysen Durmishit është rekomanduar për kontratë nga MMPHI.

Periskopi ditë më parë raportoi se dyshohet që NNP ”Sopi” nuk i ka plotësuar kriteret për t’u shpallur fitues, ndonëse kontrata nuk është lidhur akoma, meqë është pezulluar procesi pas ankesave.

Rasti është në Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP. Para se të marrë vendim Bordi i këtij organi, rëndom e autorizon ekspertin e vetë që të shoshisë të gjitha pretendimet e kompanive ankuese dhe më pas të hartojë një raport të ekspertizës. Pastaj, vendimin e vetë, Bordi e mbështetë krysisht mbi raportin e ekspertizës. Kështu ka vepruar edhe në këtë rast.

Periskopi e ka parë raportin që e kanë dorëzuar dy ekspertë të OSHP-së. Ata kanë gjetur shkelje nga ana e Komisionit të Ministrisë, kur e kanë rekomanduar për kontratë lot 2, kompaninë “Sopi”.

Në raport thuhet se kompania e rekomanduar për kontratë për lot 2, në listën e projekteve të paraqitura për natyrën e punëve të realizuara për këtë aktivitet të prokurimit nuk e përmbush kërkesën e Autoritetit kontraktues ku kërkohet që “Operatori duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme që ka kryer shërbime të ngjashme (studime të fizibilitetit, projektin idor dhe projektet të detajuara dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit të digës) të paktën dy kontrata”.

Sipas ekspertëve, kompania në këtë listë dhe në dokumentet e bashkangjitura në ofertë, askund nuk ka paraqitur dëshmi e cila e përmbush kërkesën e lartpërmendur.

“Vlerësimi i Autoritetit kontraktues se ky Operator Ekonomik ka kryer punë të ngjashme si: “ka ofruar listën prej dhjetë projekteve të ngjashme të projekteve në fushën e furnizimit me ujë dhe sistemeve të kanalizimeve të cilat kanë si qëllim furnizimin me ujë të popullatës të ngjashme në dertimin e digave të vogla dhe të mëdha, nuk qëndron pasi që projekti, mbikëqyrja dhe analiza e Digave është një lëmi komplekse ku kërkon kalkulime, shqyrtime dhe analiza të cilat dallojnë nga projektimi i Kanalizimit dhe Ujësjellësit të cilat bëhen me një kalkulim dhe analizë të thjeshtë”, thuhet në raport.

Po ashtu, ekspertët kanë gjetur edhe të tjera shkelje, ku operatori i propozuar për kontratë për lot 2, nuk ka plotësuar kërkesat minimale për staf profesional.

“Lidhur më pretendimet ankimore kundrejt stafit profesional të aplikuar tek kërkesat e kualifikimit, sqarojmë se kërkesat për KE1 Team Leader është “Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi” dhe Operatori i rekomanduar për kontratë ka prezantuar z. Mark Peploka i cili ka diplomë master në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave dhe si i tillë nuk e plotëson kërkesën e vendosur nga Autoriteti Kontraktues”.

“Për pozitën Key Expert 2 – Specialist i digave -Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi. Operatori fitues ka ofruar z. Fadil Muja, i cili ka diplomë Inxhinier për ndërtim civile industrial -ura. Kjo diplomë nuk e plotëson kërkesën. Për pozitën Key Expert 3 Inxhinier Gjeolog -Doplomë Master në Inxhinieri Gjeologji ose fusha të ngjashme inxhinierike, kompania fituese ka ofruar z. Fatmir Bajra, i cili ka përfunduar studimet master në vitin 2021 dhe rrjedhimisht për kualifikimin e kërkuar nuk ka eksperiencë 10 vjeçare të punës”.

Megjithëkëtë, fjalën përfundimtare për këtë duhet ta jep Paneli i OSHP-së, i cili akoma nuk është mbledhur për të vendosur për këtë.

Pos për lot 2, eksperti i OSHP-së ka gjetur shkelje edhe në ofertën e rekomanduar për kontratë në lot 4.

Më poshtë mund të shihni një raportim të Periskopit të para disa ditëve lidhur më këtë tender i cili është dinarë në 4 kontrata. Tashmë, kontrata për lot 1 është nënshkruar, pasi e njëjta është gjykuar nga Paneli i OSHP-së:

Dyshohet se kompania ku punonte Durmishi u rekomandua kundërligjshëm për kontratë 440 mijë euroshe

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?