Haxhiu nervozohet me Tahirin e Gashin pasi i thanë s’e s’ka prokurorë e gjyqtarë në veri

Ministrja Albulena Haxhiu është treguar e ashpër sot në Kuvend me Abelard Tahirin e PDK’së e Arben Gashin e LDK’së, transmeton Periskopi. Deklarata: Të pavërteta nga ato që i thanë nga LDK e PDK. Për shkak të situatës në veri, natyrisht që duhet ti themi të vërtetat. Për herë të parë, Kosova ka pozicion të […]
Ministrja Albulena Haxhiu është treguar e ashpër sot në Kuvend me Abelard Tahirin e PDK’së e Arben Gashin e LDK’së, transmeton Periskopi.
Deklarata:
Të pavërteta nga ato që i thanë nga LDK e PDK. Për shkak të situatës në veri, natyrisht që duhet ti themi të vërtetat. Për herë të parë, Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë. Diçka që nuk e kemi parë më herët. Tre krerët janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë Serbisë. Do doja këtij unifikimi t’i bashkohet edhe opozita. Arsyeja pse po e përmend është se po bazohem cka ka ndodh në të kaluarën. Sa herë ka pasë një kërkesë nga Vuciqi, asnjëherë jo si keni thënë Dhe pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndijmë ne sot.
Me dal shefat e PDK, LDK me thanë nuk ka gjyqtarë në veri, shumë pak është me thënë është keqinformim. Ju edhe po i keqinformnoi dhe inkurajoni dhunuesit. Kur të sheh ty që ska, natyrisht që e bën një vepër penale. A je në gjendje me dhanë dorëheqje se ajo çka ke thanë ti,është e pavaërtetë. Mos shpifni, mos manipuloni.












