Haradinaj: Një dezertim i Kurtit për arsye folklorike, dëmton shtetin dhe kauzën tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me kohën. Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, ka thënë se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi. “Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke […]

Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, ka thënë se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

“Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.  Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se një dezertim i qeverisë në këtë kohë, dëmton rëndë shtetin dhe kauzën e saj.

“Për hir të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit. Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”, ka njoftuar Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?