Haradinaj kujton kur u lirua nga Haga: Lufta për pafajësinë time zgjati sa lufta për liri

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot momentin e lirimit të tij si i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Haradinaj thotë se edhe pse kishte luftuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, më 17 nëntor 2004 ishte ftuar për herë të parë nga Haga për t’u ndjekur më pas deri […]

Haradinaj thotë se edhe pse kishte luftuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, më 17 nëntor 2004 ishte ftuar për herë të parë nga Haga për t’u ndjekur më pas deri më 29 nëntor 2012.

Haradinaj thotë se lufta për pafajësinë e tij ka zgjatur po aq sa lufta për liri, derisa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe kanë besuar në pafajësinë e tij.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim.

Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e m’u gjenden pranë në të gjitha mënyrat!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?