Hamiti për politikën e jashtme të Kosovës: Asnjë njohje, dështime po, qeveria po rrezikon të mbyllë dyert e hapura

Hamiti për politikën e jashtme të Kosovës: Asnjë njohje, dështime po, qeveria po rrezikon të mbyllë dyert e hapura

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me politikën e jashtme. Hamiti theksoi se Kosova s’ka marr asnjë njohje gjatë kohës sa është në pushtet Qeveria Kurti. Ai shtoi se Qeveria po rrezikon të mbyllë dyert e hapura për vendin tonë. […]

Hamiti theksoi se Kosova s’ka marr asnjë njohje gjatë kohës sa është në pushtet Qeveria Kurti.

Ai shtoi se Qeveria po rrezikon të mbyllë dyert e hapura për vendin tonë.

Postimi i tij i plotë:

Politika e jashtme e Kosovës me Qeverinë aktuale
Asnjë njohje e re e Republikës së Kosovës. S’bëhet fjalë për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë gjatë kësaj qeverisjeje. Për jokompetencë dhe skandale të protagonistëve të politikës së jashtme, po.
Pa politikë të qartë, pa koordinim me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë.
Dialogu për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që duhej të ishte i përqendruar në njohje reciproke – është kthyer në negociata për targa, që po vazhdojnë edhe sot. Qeveria më jotransparente për dialogun deri sot. Jotransparencën e quan transparencë.
Nuk janë hapur dyer të reja. Qeveria rrezikon të mbyllë dyert e hapura për vendin tonë.
Asnjë arritje konkrete. Dështime po.
Krejt ndryshe thoshte Qeveria në Programin e vet qeverisës në pranverën e vitit 2021:
“Politika e jashtme e Republikës së Kosovës synon forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës dhe për arritjen e këtij synimi do të jetë e pavarur, serioze, e parashikueshme dhe e guximshme, si dhe bashkëpunuese me aleatët e miqtë tanë – ShBA-të dhe vendet e BE-së. Me orientimin e saj të qartë politik për vendosjen e shtetit ligjor, qeveria e Republikës së Kosovës do të hapë dyer të reja. Ky orientim dhe besimi masiv qytetar kanë krijuar simpati dhe mbështetje të gjerë te partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, si bazë e re mbi të cilën politika e jashtme e Kosovës do t’i arrijë synimet e saj konkrete.”
Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021-2025, f. 56

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?