Haki Abazi kritika për mosshtyrjen e vendimit për targat ilegale

Haki Abazi kritika për mosshtyrjen e vendimit për targat ilegale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se me shkallëzimin e vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale të serbëve, Serbisë i është mundësuar të “blejë kohë” në dialog me Kosovën. Ai thotë se është dashur që të mirren parasysh kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimit Evropian që vendimi për […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se me shkallëzimin e vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale të serbëve, Serbisë i është mundësuar të “blejë kohë” në dialog me Kosovën.

Ai thotë se është dashur që të mirren parasysh kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimit Evropian që vendimi për targat të shtyhet për dhjetë muaj.

“Tani ky është një cikël në të cilin është vendos dialogu pa çka që është thënë në vazhdimësi që do negociojmë me marrëveshje finale, me njohjen në qendër që mendoj të gjithë pajtohemi dhe kemi mbështet. Ndërkohë ka ndodhë një devijim sikur i paraqitur, i domosdoshëm për targat e për çështjen e letërnjoftimeve dhe unë mendoj që këtu djalli ka qenë brenda idesë të diskutohet kjo çështje pa u kry marrëveshja finale për të krijuar një situatë që e bën Sebrinë të blej kohë. E vërtetë, targat janë ilegale, që Serbia e sfidon idenë e targave të Kosovës me ato që kanë qenë para luftës por mendoj që ka qenë dashtë që të shterrohet deri në fund diskutimi për vazhdimin e afatit për dhjetë muaj ashtu siç kishin kërkuar SHBA-ja”, tha ai në tëvë1.

Sipas tij, shtetit nuk do të humbte asgjë nëse do ta shtynte këtë vendim për shkak se do të bënte kompromis me partnerë ndërkombëtarë dhe jo Serbinë.

Madje, Abazi thotë se nëse kjo do të ndodhte, presioni do të drejtohej kah Serbia në mënyrë që kjo e fundit t’i vendoste sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Ishte hera e parë pas asaj shtyrjes një muajshe që kishte një plan për dhjetë muaj që do ta vendoste Serbinë me shpatulla për muri edhe për çështjen e sanksioneve sepse kjo do të lejonte që Serbia të vendosej drejt hijeve të sanksioneve ndaj Rusisë dhe e dyta që hapësira manovruese e Serbisë do të ishte minimale pasi që ishin kryer krejt procese brenda kësaj periudhe 10 mujore”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?