Haki Abazi e quan “të ricikluar” shefen e grupit paralamentar të VV-së: Nuk ndryshon Kosova me Mimoza Kusarin

Haki Abazi e quan “të ricikluar” shefen e grupit paralamentar të VV-së: Nuk ndryshon Kosova me Mimoza Kusarin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shprehur hapur pakënaqësinë me shefen e Grupit Parlamentar të partisë ku bën pjesë edhe ai, Mimoza Kusari-Lila. Abazi ka vlerësuar se Kusari-Lila është një figurë e ricikluar politike. “Ky vend nuk ndryshon duke i ricikluar njerëzit e njëjtë. Nuk ndryshon me Mimoza Kusarin. Ndaç merre personale, ndaç merre […]

Abazi ka vlerësuar se Kusari-Lila është një figurë e ricikluar politike.

“Ky vend nuk ndryshon duke i ricikluar njerëzit e njëjtë. Nuk ndryshon me Mimoza Kusarin. Ndaç merre personale, ndaç merre çfarëdo”, ka thënë Abazi në  T7.

Abazi pa ia përmendur emrin, ka folur edhe për deputetin tjetër të VV-së, Armend Muja, duke aluduar se ai nuk përfaqëson frymën e VV-së.

“Nëse flasim për transformim të mendësisë qeverisëse, për korrektim të problemeve të krijuara nga e kaluara, nuk mundesh as me këtë që është kryese e detyrës kundër statutit të Lëvizjes, e as me atë tjetrin që ka qenë në Agjencionin e Akredimit të Institucioneve të Larta Arsimore”, ka thënë ai.

Abazi ka theksuar se vlerë e VV-së është pasioni i aktivistëve.

Ai ka thënë se pa Mimoza Kusari-Lilën, do të gjendej zgjidhja edhe për Kodin Civil, një projektligj që ka hasur në kundërshtim te deputetët konservatorë të partisë.

“Vlera e VV-së është te pasioni i aktivistëve, që veten e kanë parë në dritëhijen e ndryshimeve të thella. Këtu është pakënaqësia edhe te unë, edhe te Visar Korenica.  Edhe për Kodin Civil, po të bëhej debati jashtë kornizimit të Mimoza Kusarit, do të gjendej zgjidhja e problemit. Unë jam pro Kodit Civil, Visar Korenica është kundër Kodit Civil, por të dy jemi për Kosovën me prosperitet”, ka theksuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?