Gjenerali i pensionuar amerikan: KFOR-i duhet të qëndrojë në Kosovë edhe pas vitit 2028

Gjenerali i pensionuar amerikan: KFOR-i duhet të qëndrojë në Kosovë edhe pas vitit 2028

Gjenerallejtënanti i pensionuar amerikan, Michael  Barbero, thotë se është në interes të Kosovës që forcat e KFOR-it, ose të ngjashme, të vazhdojnë të jenë këtu, edhe pas transformimit të plotë të FSK-së në ushtri. Rreth lejimit të forcave kosovare që të operojnë në veri të vendit, Barbero thotë se kjo duhet të specifikohet në ndonjë […]

Në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “KosovoOnline”, Barbero ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, që planifikohet të ndodhë deri në vitin 2028.

Gjenerallejtënanti amerikan, i pyetur nëse KFOR-i mund të qëndrojë në Kosovë, pas transformimit të FSK-së në ushtri, thotë se kjo gjithsesi se duhet të ndodhë.

“Absolutisht, të dy forcat mund të bashkëekzistojnë në të ardhmen, në Kosovë, dhe, unë besoj, do të ishte në interes të Kosovës të mirëpres forcat të njëjta si KFOR-i në të ardhmen, për të promovuar stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkan”, ka thënë ai.

Ekziston një mareëveshje mes Kosovës dhe NATO-s, që FSK-ja të shkojë në veri të vendit, vetëm me aprovim paraprak të KFOR-it. Gjenerallejtënanti thotë se “specifikat” si kjo e shkuarjen në Veri do të përcaktoheshin me një marrëveshje tjetër.

“Specifikat e autorizimit për prezencën e KFOR-it në të ardhmen dhe për lirinë e veprimit të Ushtrisë së Kosovës do të mund të specifikoheshin në një marrëveshje formale. Marrëveshja do të definojë raportin e komandimit dhe të kontrollit, si do të veprojnë këto forca së bashku, edhe me të gjitha dispozitat e tjera. Por, merr kohë për të negociuar dhe finalizuar një këso lloj marrëveshje; viti 2028 nuk është shumë larg, kështu që duhet të formohet një kornizë kohore për bisedimet”, ka thënë Barbero.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?