Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova

Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova

Përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy palëve (Kosovë-Serbi) janë shtuar sidomos ditët e fundit kur dihet se më pak se 10 ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për të gjithë shoferët që qarkullojnë me targa ilegale. Flamuj të shumtë, mbishkrime nëpër rrugë, e nacionalizëm i theksuar. Kjo […]

Flamuj të shumtë, mbishkrime nëpër rrugë, e nacionalizëm i theksuar.

Kjo është përshtypja e gazetarit francez nga Parisi, i cili për herë të parë e ka vizituar Mitrovicën e Veriut.

Helios Molina tashmë është në dijeni për gjendjen e përtashme në këtë pjesë të Republikës dhe veprimeve të serbëve të kësaj ane.

Ndonëse, situata është e qetë, ai thotë se e ndjen një lloj tensioni.

“Ne mund të ndiejmë tension, shumë flamuj kudo në këtë pjesë serbe. Asgjë të keqe nëpër rrugë. Shumë qetë për momentin, sepse nuk e di për më vonë, të dy pjesët e qytetit ndoshta një ditë do të bashkohen, pa kufij pa nacionalizëm”, tha per RTK, Helios Molina gazetar francez

Me presion direkt të Serbisë, të gjithë serbët që punonin në veri, i braktisën institucionet e Kosovës. Ndonëse situata aktualisht është e qetë, zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje para datës 21.

” Shpresoj që para datës 21 të arrihet intimisht ndoshta marrëveshja përfundimtare dhe të sjellë stabilitet dhe them që veriu i Kosovës, kushtimisht, është rënduar, ndër vite ka qenë i traumatizumë dhe ka ardhur koha t’i kthehemi normalitetit…”

Por për gjithë këtë situatë gazetari serb, Branislav Krstiq, mendon se nuk është problemi te vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS, por te plani franko-gjerman i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.

“Ai plan, është e kuptueshme për Beogradin zyrtar se është refuzuar, sepse në plan Kosova është trajtuar si shtet i pavarur. Për Beogradin është e papranueshme. Por vjen koha, sepse Beogradi i ka çuar duart nga Kosova…”, tha Branislav Krstiq, gazetar serb.

Ndërkohë, sipas vendimit të Qeverisë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë akoma makina me targa ilegale serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?