Kështu duket fletëgjoba e paraparë për targat ilegale në veri

As sot nuk do të nis shqiptimi i gjobave për qytetarët serbë që nuk kanë ndërruar targat ilegale në RKS. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për 48 orë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tëvë 1 ka siguruar një fletëgjobitje e cila ka pasur të hyjë në […]

Tëvë 1 ka siguruar një fletëgjobitje e cila ka pasur të hyjë në fuqi prej sot. Sipas Qeverisë, gjoba për ata që nuk respektojnë vendimin është në shumën prej 150 eurosh.

Kërkesën e paraqitur mbrëmë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se është i lumtur të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme.

Faza e gjobitjes në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës ishte paraparë të nis nga 21 nëntori, po që ishte shtyrë për një ditë më vonë, për shkak të vizitës së Kurtit të dielën në Bruksel, për një “takim urgjent” që kishte ftuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas këtij vendimi, nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit, nga 21 nëntori për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pas nga 21 janari do të kemi targa provuese për tre muaj të tjerë deri më 21 prill.

Nga 21 prilli nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?