Fillon takimi në mes Bislimit dhe Petkoviqit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkroi në Twitter se ka nisur takimi në Bruksel me negociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq. Ai tha të mërkurën se po shpreson sinqerisht që do të gjendet një zgjidhje për ta depërshkallëzuar tensionet, derisa shtoi se shpreson të punohet drejt […]
Ai tha të mërkurën se po shpreson sinqerisht që do të gjendet një zgjidhje për ta depërshkallëzuar tensionet, derisa shtoi se shpreson të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Bisedimet po vazhdojnë”, ka shkruar ai.
Takimi po zhvillohet dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka fajësuar sidomos Kosovën për mosarritje të marrëveshjes.
Today, I’m hosting the Chief Negotiators of Kosovo and Serbia as a follow-up to our High-level meeting.
My sincere hope is that we will manage to find a solution today to de-escalate the tensions on the ground and work towards normalisation of relations.
Talks are ongoing. pic.twitter.com/BnfCiTokaD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022












