EULEX-i patrullon në veri, pas dorëheqjes së policëve serbë

Pjesëtarë të EULEX-it po bëjnë patrullime në veri të Kosovës, pasi rreth 600 policë nga pakica serbe dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti për targat ilegale. 130 oficerët nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por […]

130 oficerët nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë.

”Për momentin, ne duhet vetëm të monitorojmë situatën sepse…situata është ende e ndjeshme”, tha për Reuters Mariano Bastanza, komandanti i 25 karabinierëve italianë që mbërritën për të përforcuar kolegët e tyre polakë.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të gjejnë një zgjidhje para të hënës, kur pritet të fillojë gjobitja e atyre që mbajnë targa ilegale.

Dje, BE ftoi Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për bisedime urgjente në Bruksel, me zëdhënësin e Qeverisë Kurti, Qeveria e Kosovës njoftoj se takimi me shumë gjasa do të zhvillohet nesër.

Brukseli dhe Uashingtoni i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit për dhjetë muaj, por Kurti nuk ka treguar asnjë shenjë se do të tërhiqet, shkruan Reuters.

“Për momentin veriu është një bombë me shumë njerëz të çmendur nga të dyja palët të gatshëm për ta shkaktuar atë dhe pa polici atje për të qetësuar situatën,” i tha Reuters në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?