Erdogan: Sulmet ndaj kurdëve në Siri janë vetëm fillimi

Erdogan: Sulmet ndaj kurdëve në Siri janë vetëm fillimi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se sulmet ajrore në Siri duke përfshirë avionë, artileri dhe dronë, janë vetëm “fillimi”. Turqia nisi operacionin, i cili po zhvillohet gjithashtu në Irak, si një përgjigje fillestare ndaj një bombardimi që ndodhi në Stamboll në fillim të këtij muaji, për të cilin Ankaraja fajëson militantët sirianë. Grupet […]

Turqia nisi operacionin, i cili po zhvillohet gjithashtu në Irak, si një përgjigje fillestare ndaj një bombardimi që ndodhi në Stamboll në fillim të këtij muaji, për të cilin Ankaraja fajëson militantët sirianë. Grupet kurde mohojnë çdo përgjegjësi.

“Vendosmëria jonë për të siguruar të gjithë kufirin tonë jugor… me një zonë të sigurt është sot më e fortë se kurrë më par. Teksa ne vazhdojmë me sulmet ajrore të pandërprera, ne do të godasim terroristët edhe nga toka në kohën më të përshtatshme për ne”, u tha Erdogan ligjvënësve në parlament.

Ndërkohë, komandanti i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në verilindje të vendit tha se grupi i tij është i përgatitur për të zmbrapsur një pushtim tokësor nga Turqia.

Kreu i SDF-së, Mazloum Abdi, tha se grupi i tij është përgatitur për një tjetër sulm të tillë që kur Turqia nisi një sulm tokësor në rajon në vitin 2019.

“Ne besojmë se kemi arritur një nivel ku mund të parandalojmë çdo sulm të ri. të paktën turqit nuk do të jenë në gjendje të pushtojnë më shumë nga zonat tona dhe do të ketë një betejë të madhe. Nëse Turqia sulmon ndonjë rajon, lufta do të përhapet në të gjitha rajonet…dhe të gjithë do të lëndohen nga kjo”, tha ai.

Rusia sot përsëriti qëndrimin e saj, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë fillimin e një ofensive tokësore në shkallë të plotë kundër militantëve në Siri, raporton DW.

“Shpresojmë se argumentet tona do të dëgjohen në Ankara dhe do të gjenden mënyra të tjera për zgjidhjen e problemit”, tha negociatori i lartë rus Alexander Lavrentyev pas një raundi të ri të bisedimeve për Sirinë me delegacionet turke dhe iraniane në Kazakistan.

Lavrentyev tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ishin fajtore për komplotimin e një rruge “shkatërruese” në Sirinë verilindore dhe se zgjidhja e çështjes kurde do të ishte një faktor i rëndësishëm në stabilizimin e situatës në rajon.

SHBA është bërë aleate me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga milicia kurde YPG, në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?