Enver Hoxhaj n’Periskop: Kurti deshi ta zhbënte dialogun me Serbinë, tash le të tregojë se çka do të bëj me dëmin që shkaktoi në veri

Enver Hoxhaj n’Periskop: Kurti deshi ta zhbënte dialogun me Serbinë, tash le të tregojë se çka do të bëj me dëmin që shkaktoi në veri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, z.Enver Hoxhaj, në intervistën e Periskopit & T7 që realizon Ilir Mirena, thotë se marrëveshja e fundit në Bruksel, parandaloi gjakderdhjen në veri. Në këtë intervistë, Hoxhaj thotë se ‘Kosova duhet ta zë trenin në vitin 2023 për normalizim raportesh me Serbinë’. Ka edhe kritika për […]

Ka edhe kritika për PDK-në, partinë ku përket Hoxhaj lidhur me opozit-bërjen karshi Kurtit.

Për ministren Donika Gërvalla, thotë se ‘nuk është ministre e jashtme’ por më shumë një ‘referente’ dhe nuk do të duhej të ishte në atë post.

Hoxhaj: Marrëveshja në Bruksel, ndali gjakderdhjen në veri – tani Kurti të tregojë a do ta zhbëj vendimin për targat

ENVER HOXHAJ: Jam më se i sigurtë se marrëveshja për targa ka parandaluar eskalimin e situatës në veriun e vendit, që të jem më konkret ka parandalu që të mos derdhet gjak, që të mos ketë dhunë.

Unë dhe PDK kemi qenë me SHBA që duhej të zgjatej afati

Zoti Kurti ka bërë përpjekje që t’i ik dialogut dhe planit franko gjerman dhe i ka përdorë targat si levë.

Çka ka ndodhë në katër pesë javët e fundit, është që marrëveshja është politikisht në rregull, por dami që është kriju në veri të vendit, çmimi që paguan vendi për damin atje, mendoj që është pyetja kryesore tash.

E them këtë për një arsye të mirëfilltë, zoti Kurti kur e ka marrë udhëheqjen e qeverisë, iu ka thënë edhe Borrellit dhe Lajcakut në Bruksel, se duhet të ketë një reset të dialogut, prandaj është insistu për marrëveshje për energji, çështja e targave sepse ka dashur ta ketë firmën e tij.

Kurti nuk ka konsistencë. Qëndrimi jonë si parti ka qenë mos u merr me marrëveshje teknike, mos bëj përpjekje për me rifillu dialogun, merru me marrëveshjen e madhe.

Prej kur e ka marrë Qeverinë Kurti II, qasja jonë ka qenë dialog për normalizim raportesh. Ky, duke pasë frikë, ka bërë përpjekje me ble kohë dhe në pikëpamjen time, mënyra se si i është qasë targave, ka qenë përpjekje për ta blloku apo për ta prishë dialogun Kosovë Serbi, derisa e ka pa se partnerët tonë kanë qasje shumë serioze.

Hoxhaj: Dialogu me Serbinë nuk është qejf, është detyrim ndërkombëtar

ENVER HOXHAJ: Duke bërë përpjekje që ta zhbëj krejt dialogun, zhbëri një pjesë të jetës në veri të vendit.

Diaogu ka fillu me Rezolutën e OKB që ka mandantu BE dhe ka ftu Kosovën dhe Serbinë që të jenë pjesë e procesit. Dialogu nuk ka fillu pse dikush në Prishtinë apo Beograd ka pasë dëshirë, por është detyrim ndërkombëtar.

Ideja ka qenë që normalizimi të fillon me gjëra të vogla, të arrihen disa marrëveshje me konotacion teknik por që kanë qenë politike.

Kemi pasë marrëveshjen e famshme të IBM-së, marrëveshje për zhbërjen e strukturave ilegale në veri, përmes dialogut kemi zgjeru shtrirjen e sovranitetit në veri, pika kulminante ka qenë marrëveshja 2013 dhe marrëveshja për Asociacionin më 2017.

Në fillim, qasja ka qenë e duhur, cka nuk ka qenë e duhur ka qenë polarizimi i brendshëm, cka nuk ka mundë të ndodhë është që 2014-15-17, sa kemi qenë në koalicion me LDK, kam pa një kontekst të brendshëm dhe të jashtëm, ideal për arritjen e marrëveshjes.

Në atë kohë, shanset për marrëveshje kanë qenë më të mëdha.

Mendoj që nga bllokada e VLAN, pas një fitore e pastër e PDK-së, Kosova ka pushu së funksionuari nga një logjikë e rezonit shtetëror, jemi marrë me politikë të brendshme, pika kulmore ka qenë kur opozita e dhunshme, në Kuvend e jashtë Kuvendit, tematizoi gjëra që ishin më shumë shpikje imagjinare, si demarkacioni dhe Asociacioni për komuna serbe. Prej atëherë, realisht sa herë kemi folë për dialogun, temat e politikës së jashtme, kemi folë për politikë të brendshme, në fakt.

Hoxhaj: Kurti solli një vendim të Qeverisë së Kosovës për diskutim në tavolinë me Vuçiqin

ENVER HOXHAJ: Pyetja më kryesore tash këtu është cka do të bëj me vendimin e qeverisë zoti Kurti. Ka marrë një vendim që e ndan në faza, ky vendim duhet të marrë drejtim, ose të mbetet në fuqi ose të shfuqizohet.

E dyta, për një vendim të tillë do të duhej më shumë ti dëgjojë partnerët tonë amerikanë dhe mos ta shndërrojë në temë dialogun, më mirë të thoshte është kërkesë e amerikanëve, evropianëve sesa një vendim të qeverisë ta sjell në tavolinë me Vuçiqin.

Sa e kam pa Albin Kurtin duke qeveris, ai merr disa vendime, por vendimmarrja e tij është aq e vonshme sa që kurrkujt nuk i hyn në punë.

Ka një vendimmarrje aq të vonë që nuk jep kurrfarë efekti politik, po të dëgjohej kërkesa e partnerëve tonë, në tetor në shtator në raport me targat sot jam i sigurtë që do kishim vendim pro liberalizimit të vizave.

Hoxhaj: Heqja e liberalizimit të vizave nga agjenda, meritë e Osmanit dhe Kurtit

ENVER HOXHAJ: Mëmyra se si u tha se po hiqet Kosova nga agjenda e liberalizimit të vizave, ka qenë përgjigje ndaj mënyrës se si janë sjell zoti Kurtid he zonja Osmani dhe në raport me deklaratat e pamatshme e të papërgjegjshme të tri ditëve të fundit.

Evropa, perëndimi e njerëzit që kanë pushtet, janë edhe hakmarrës në situate të caktuara. Nëse dikush mendon që është në gjendje jo vetëm ti qet muskujt në tavolinë, por edhe ta godasë reputacionin e dikujt, natyrisht që është edhe sjellja politike.

Largimi i liberalizimit të vizave nga agjenda dhe mënyra se si u tha, mbi të gjitha është meritë e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Hoxhaj: Kurti e pa që realiteti politik nuk të vetë çka ke në kokë, prandaj dialogu i doli prioriteti i parë 

ENVER HOXHAJ: Palëve iu bë me dije se na e kemi seriozisht këtë process. Nëse dikush vepron njëanshëm, do të jenë sanksionet. Nuk ka pasë deri tan inga BE ndonjë gjuhë të tillë.

Por është një shans i mirë për Kosovën meqë komunikata e BE-së e lëviz Kosovën në një fazë tjetër, natyrisht se tema kryesore dje kanë qenë targat, mandej teksti se cka do me pasë në komunikatë, mund të ndryshohet me kërkesat e palëve por gjendja emergjente ka qenë situate me targat.

Do të shohim tash a do të jetë një fazë komplet e dialogut, apo s’do të jetë një fazë e re e dialogut.

Zoti Kurti është i bindur se do ta lëviz Kosovën përpara drejt njohjes së ndërsjellë, tash të shohim.

Kurti ka pasë pritje që do qeveris me prioritetet që ka pasë në kokën e tij dhe programin e tij, dialogu ishte në të shtatin, por në shtet, temat që i ke në tavolinë si kryeministër, ti determinon realiteti, jo cka ke ti në kokën tane.

Ka një mendësi që është realisht jashtë evropiane. Në cdo vend evropian, shteti merr detyrimet që kanë nënshkru qeveritë paraprake.

Në këto vitet e fundit, jemi shndërru në shembull tipik që nuk zbatojmë marrëveshje ndërkombëtare.

Cka po ndodh në javët e fundit është se ngjarjet kanë tejkalu pritjet e Albin Kurtit dhe tash duhet t’ju shkojë prapa ngjarjeve.

Taksa dhe targat – të dyjat fillojnë TT, tregojnë që nuk kemi qenë shumë të përgjegjshëm, sollëm raportet me SHBA dhe BE në pikën më të ulët.

Para katër pesë javësh, kur kishte presion për targat, shpesh në ndonjë tuit të ndonjë zyrtari të lartë amerikan, falënderohej Vuciq e Serbia ndërsa Kosova goditej politikisht.

Nuk ka ndodhë vetëm një herë, po ka ndodhë disa herë.

Një komunikim publik i hapur ndërkombëtar, mendoj që kjo i ka lëndu shumë raportet mes Kosovës dhe Amerikës, mbi të gjitha sa jemi të besueshëm, sa mund të llogaris dikush me ne, dhe në këto katër pesë ditët e fundit gjuha totalisht e papërgjegjshme e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit në raport me Borrellin të tjerët në Bruksel.

Hoxhaj: PDK-së i duhen ide dhe qëndrime më të qarta

Ishte një klimë e betonuar, pro qeverisë Kurtid he mendohej me të madhe që ckado që buron nga qeveria Kurti aty është e vërteta absolute. Unë mendoj që PDK dhe LDK, kanë ra pakëz pre e kësaj fryme, i janë nënshtru një fryme të tilled he shpesh kanë bë përpjekje ti përshtaten një situatë të caktuar.

Neve na mungon një ide qendrore se cka duam realisht të bëjmë në këtë vend.

Kjo ide buron nga themelimi i PDK-së, si parti që buron nga lufta, që ka vulën e pavarësisë e shtetndërimit, nuk po them që është meritë e PDK-së por kemi pasë rolin, edhe vulën e dialogut, por edhe dështimet. Mendoj që duhet ta mbrojmë këtë trashegimi, duke mos heq dorë.

Kur politika dhe politikanët i përshtaten opinionit publik, duhet të heqin dorë nga pozitat që kanë.

Ne jemi të obliguar që ti shërbejmë vendit, por kërkesat e elektoratit tonë poashtu, kërkesa e elektoratit të PDK është të mbrohet trashëgimia e saj.

I mungon një ide qendrore se si të sillemi në cështje ditore, javore e vjetore sidomos në politikën e jashtme.

Për PDK, sovraniteti shtrihet në partneritet me SHBA dhe kjo nuk është servilitet.

Dialogu për shembull Kosovë – Serbi është në interes të Kosovës. Kushdo që i beson shtetësisë, duhet ti besojë dialogut.

Për ne sa kemi qenë në qeveri, ma me rëndësi ka qenë marrëdhënia me Serbinë drejt njohjes sesa problemet, Kurti e ka qasjen e kundërt.

Neve pra nav yen një ide qendrore, ku mbrojmë një politikë të jashtme që bazohet në partneritet me Amerikën, Evropën e Shqipërisë, që mbron ekonominë e lirë të tregut, ku themi qartë që jemi për këtë e jo për politika sociale, për politika arsimore.

Hoxhaj: Kosova nuk ka ministre të jashtme, Gërvalla një referente

ENVER HOXHAJ: Në dy vitet e fundit Kosova e ka suspendu politikën e jashtme. Nuk ka fare politikë të jashtme, qeveria Kurti nuk ka asnjë pritje në politikën e jashtme. Nuk ka njohje, s’ka lëvizje në raport me BE-në, as komunikim të mirëfilltë me partnerët tonë.

Nëse Qeveria nuk është në gjendje me i kultivu marrëdhëniet e mira me SHBA dhe Shqipëri, cka ke me folë për vende tjera.

Kosova nuk ka as ministre të jashtme. Ministrja e jashtme është më shumë një referente, që s’ia vlen, nuk ka ambicie ajo në atë fushë. Gjithkush të pret dhe ta bën një foto kur shkon dikun, por nuk ka dije as prestigj për ta udhëheq ministrinë e jashtme.

Politika e jashtme është në pikën më të ulët, nuk ndodhë asgjë. Është shndërru komplet në politikë të brendshme. Në këto vitet e qeverisjes Kurtid he tash do shndërrohet vetëm në instrument për menaxhimin e krizës në veri të vendit. Pra një politikë emergjente, në vend se të ushtrohej me qartësi.

Jam i sigurt se mund të merren njohje.

Po ta isha sot ministër i jashtëm, 7-8 njohje mund të merreshin edhe sot.

Poashtu edhe anëtarësimi në organizata relevante, marrëdhëniet diplomatike. Bën me i shku si ministër i jashtëm kaniherë kryeministrit në tavolinë dhe me i thanë e ke shumë gabim.

Mendoj që ndryshe vendi përfundon ku kemi përfundu tash, të izoluar.

Realisht një izolim i vetëshpallur dhe imponumë. /Nga intervista e Ilir Mirenës për T7 & Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?