Eksportet shqiptare në Kosovë, rënie me 40% në 10 mujor

Eksportet shqiptare në Kosovë, rënie me 40% në 10 mujor

Eksportet nga Shqipëria në Kosovë shënuan rënie të mprehtë në 10 mujorin e këtij viti. Të dhënat e detajuara nga NSTAT tregojnë se gjatë janar-tetor u eksportuan në Kosovë 577 mijë tonë mallra nga 964 mijë në të njëjtën periudhe të vitit 2020 me një rënie 40 për qind. Për rrjedhojë eksportet drejt Kosovës zunë […]

Të dhënat e detajuara nga NSTAT tregojnë se gjatë janar-tetor u eksportuan në Kosovë 577 mijë tonë mallra nga 964 mijë në të njëjtën periudhe të vitit 2020 me një rënie 40 për qind.

Për rrjedhojë eksportet drejt Kosovës zunë 18 për qind të totalit të eksporteve shqiptare në 10 mujor, nga 28% që ishin një vit më parë.

Shkak për këtë rënie është bërë kryesisht hekuri dhe nafta. Hapja e shërbimeve ekskluzive për Kosovën në Portin e Durrësit ka bërë që kompanitë kosovare të furnizohen direkt me naftë, çimento dhe hekur. Më parë këto furnizime kryheshin nga kompanitë shqiptare të prodhimit të hekurit dhe çimentos

Me më rritjen e kostove të energjisë elektrike, Kurum, kompania e prodhimit të hekurit në Elbasan vendosi të mbyllte prodhimit, pasi hekuri nga importi vinte me çmim më të lirë. Aktualisht si Shqipëria dhe Kosova furnizohen me hekur importi.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se, rënia e eksporteve drejt Kosovës është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës.

Rënien më të madhe e ka shënuar eksporti i gëlqeres dhe çimentos. Gjatë 10 -mujorit u eksportuan 218 mijë tonë gëlqere dhe çimento ose 47 % me pak se e njëjta periudhe e 2021. Giza dhe çeliku shënuan rënie me 25% dhe xeheroret me 71%.

Në anën tjetër me rritje ishin eksportet e zarzavateve, drithërave, plehëruesve dhe revistave dhe librave.

Eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 5 %. Kosova është treg kryesor i prodhimeve të serave shqiptare. Por këtë vit u vu re një rritje e fortë e eksportit të plehrave për bujqësinë.

Aktorët e tregut pohuan se kërkesa për plehëruesit nga bujqit shqiptarë ka rënë ndjeshëm këtë vit, ndaj sasitë që u importuan më parë për Shqipërinë po rieksportohen në Kosovë.

Këtë vit janë rritur eksportet e drithit shqiptare në Kosovë dhe disa produkte të industrisë bluajtëse dhe mjaltit.

Shqipëria dhe Kosova në vitet e fundit kanë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta në themel te të cilave ka qenë lehtësimi i tregtisë dhe krijimi i tregjeve të përbashkëta.

Por në sfond të takimeve dhe qindra marrëveshjeve të firmosura ndërmjet enteve publike tregtia ndërmjet dy shteteve te njëjtit komb ka përparuar shumë ngadalë.

Marrëdhëniet tregtarë më shumë shënojnë episode konflikti se sa lehtësi për të rritur përfitimet e përbashkëta nga hapja e tregjeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?