Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag te përvjetori të pavarësisë së Shqipërisë. Në hapjen e kësaj ekspozite kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe njëherë theksoi se Selimi […]
Në hapjen e kësaj ekspozite kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe njëherë theksoi se Selimi dhe ish krerët e tjerë të UCK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.
“Ai i ka dërguar prej Hagës atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë me ish kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish presidentin Thaçi.
Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca.
Ai ka kujtuar periudhën kur ish deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.













