E akuzoi të jetë takuar me Listën Serbe, Hamza për Thaçin e VV-së: Po qeni që koka

E akuzoi të jetë takuar me Listën Serbe, Hamza për Thaçin e VV-së: Po qeni që koka

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi. Thaçi akuzoi Hamzën se është takuar me deputetë të Listës Serbë në një nga restorantet e fshatit Milloshevë. Në një prononcim për Insajderin, Hamza ka paralajmëruar se do ta padisë deputetin e VV-së duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra […]

Thaçi akuzoi Hamzën se është takuar me deputetë të Listës Serbë në një nga restorantet e fshatit Milloshevë.

Në një prononcim për Insajderin, Hamza ka paralajmëruar se do ta padisë deputetin e VV-së duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra deklaratat e tij.

“Unë personalisht nuk e njoh këtë Halil Thaçin por po të garantojë që nesër ka me çu padinë në gjykatë e unë e ai shihemi në gjykatë. Ai ka me konfirmu se kjo është më shumë se shpifje. Nuk e di qysh nuk po pritojka me qenë kaq i poshtër e me rrejt kaq fortë. Po qeni që koka. Ai ka me u ballafaqu me mu në gjykatë, nuk e njoh as fizikisht me pa. Rren më të madhe se kjo nuk ka ku shkon”, është shprehur Hamza.

I pari i i Mitrovicës, ka theksuar se me Listën Serbë është takuar vetëm kur ka qenë pjesë e parlamentit dhe më kurrë.

Tutje, ai bëri të ditur se me kënd ishte takuar sot, duke theksuar se ekzistojnë edhe kamerat që e faktojnë.

“Ky shkon në gjykatë nesër. Besoj se edhe kolegët tjerë që jam taku për ndërmarrjen publike që e kem të përbashkët komunale këtë që merret me pastrim, kemi diskutu për problemet në ndërmarrje dhe e kemi kry drekën bashkë. As nuk kemi pa të Listës Serbe as asgjë. Jam taku me Ferit Idrizin dhe Fadil Nurën. Aty ka kamera ka njerëz e krejt që e vërtetojnë këtë”, ka përfunduar Hamza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?