Drejtuesja lokale e Swisscontact në Kosovë sulmon mediat kosovare

Argjentina Grazhdani që është drejtuese e projeketeve të Swisscontact ka sulmuar sot mediat në Kosovë, shkruan Periskopi. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka sulmuar televizionin T7 duke e akuzur si “zëdhënës të PDK-së”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit dhe drejtori i T7, Leonard Kerquki. Ai tha se kjo […]
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka sulmuar televizionin T7 duke e akuzur si “zëdhënës të PDK-së”.


I menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit dhe drejtori i T7, Leonard Kerquki. Ai tha se kjo është një luftë e pushtetit aktual me mediat kritike, madje shtoi se do të përdorë çdo mjet juridik rreth kësaj çështje.
“Konsideroj se kjo eshte lufte e pushtetit aktual kunder mediave kritike permes te ashtuquajturve pjesetare te shoqerise civile.
Prandaj, neser do t’i drejtohem Swisscontact per te kerkuar sqarime se mbi ç’baze drejtuesja e projekteve te tyre ne Kosove fyen ne kete menyre mediat.
Ashtu sikurse do te shfrytezoj çdo mjet juridik qe kemi ne dispozicion.
Eshte e turpshme se si kane rene ne doren e pushtetit ata qe do duhej te ishin ne anen e lirise se shprehjes”, ka shkruar ndër të tjera Kerquki.

Siç shihet edhe në profilin e zonjës Grazhdani ajo është përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e presidentes Vjosa Osmani.














