Dorëheqja e Smith, avokati për Periskopin: Do ketë zvarritje në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Dorëheqja e Smith, avokati për Periskopin: Do ketë zvarritje në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Dje Departamenti i Drejtësisë në ShBA ka njoftuar se kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për të vazhduar punën në ShBA që të hetoj rastet që lidhen me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Por pozita e tij në Hagë nuk do të mbes bosh. Tani si Ushtrues […]

Smith hetonte krimet që dyshohet se u kryen nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës, por si do të ndikoj largimi i tij në procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati Tahir Rrecaj në një prononcim për Periskopin tha se largimi i Jack Smith do ta zvarrisë procesin në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve.

“Siç e lexova në disa portale, Jack Smith pas dorëheqjes paska marr përsipër hetimet të Donald Trump në ShBA, nuk e di se sa e vërtet është kjo. Zëvendësimi i tij me prokurorin tjetër do të ketë ndikim në vonesat e procedurës, do të ketë zvarritje të procedurës që tashmë është zgjatur së tepërmi për çështjen e gjykimit të z.Thaçit dhe të tjerëve”, tha Rrecaj për Periskopin.

Pas dorëheqjes së Jack Smith kanë reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar që Smith të hetohet për pengim të drejtësisë në rastet e të paraburgosurve në Hagë.

KMDLNj përmes komunikatës ka thënë se Jack Smith ka bërë presion te të arrestuarit dhe mbrojtja.

“Pasi asnjëherë nuk janë zhvilluar hetimet se si rrodhën këto dokumente , KMDLNj dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para , ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe sikur që rrjedhja e këtyre materialeve është keqpërdorur nga Jack Smith si përshpejtues për arrestim të Hashim Thaçit , Kadri Veselit , Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Jack Smith  bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021 ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbindërtuar me ” dëshmi ” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Reagimi erdhi edhe nga ushtruesi i detyrës së  kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për kryeprokurorin është i sigurtë që “ia ka ni erën parave”.

“Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që ‘ia paska ni erën pareve’”, ka shkruar ai./Iliriana Xhylani-Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?