Vuçiq i përgjigjet planit franko-gjerman me një draft të ri

Vuçiq i përgjigjet planit franko-gjerman me një draft të ri

Kryeministri Kurti tha se po niset drejt Parisit me dy propozime në çantë, njërin të Kosovës me të cilin kërkohet njohja e Serbisë dhe planin frako gjerman që ia kanë dorëzuar këto zyrtarët e këtyre dy vendeve. Pala serbe publikisht thotë se plani franko gjerman është i papranueshëm por dje Vuciq zbuloi se ndërmjetësve ua […]

Dy qendrat evropiane, Berlini dhe Parisi me qëllim të avancimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të dy shteteve kanë bashkuar forcat edhe një herë përmes një plani të përbashkët i cili po quhet propozimi franko-gjerman.

Një propozim i tillë iu është dhënë Prishtinë dhe Beogradit dhe për të njëjtin Kurti dhe Vuçiq është dashur që të kthejnë përgjigje.

Lidhur me këtë ka folur dje presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic pas takimit që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Kreu i shtetit serb ka bërë me dije se propozimit franko-gjerman i është përgjigjur me një “non-paper”, derisa s’ka dhënë detaje për përmbajtjen.

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në orët e vona të së mërkurës përmes një video adresimi në ‘facebook’ ka bërë me dije se drejt Parisit po niset me dy propozime. Njëri ai që vetë Kurti e ka bërë për kornizën e përgjithshme dhe tjetri plani franko-gjerman, plan të cilin kreu i Qeverisë së Kosovës po e konsideron si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme, shkruan Express.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, kishte njoftuar Kurti para nisjes për Paris.

Lidhur me propozimet e palëve të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur Përfaqësuesi Special i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar ka thënë se është ende të peshohen përgjigjet që palët kanë dhënë për nismën frnako-gjermane.

Derisa i ka thënë kryeministrit Kurti që nuk është e vërtetë se Vuçiq përmes tensionimit të veriut po synon të mjegullojë kundërshtimin që ia ka bërë planit franko-gjerman.

“Jo nuk mendoj që është kështu. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, ka thënë Escobar.

Hovi i propozimit franko-gjerman është ndalur paksa ditëve të fundit si rezultat i tensionimit të situatës në Veri të Republikës së Kosovës pasi serbët kanë lëshuar institucionet e Kosovës si kundërshtim për suspendimin e Nenad Gjuriq nga pozita e drejtorit rajonal të Policisë meqë nuk ka pranuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Nga Uashingtoni ka pasur thirrje të drejtpërdrejta në adresë të kryeministrit Albin Kurti për shtyrje të vendimit të për targat. Kërkesë të njëjtë ka edhe Bashkimi Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?