Deputeti ukrainas: Rusia e ka humbur luftën

Trupat ruse janë duke u tërhequr nga Khersoni- që është qyteti i vetëm i madh ukrainas i kapur që nga fillimi i luftës. Rreth këtij vendimi të Moskës është deklaruar edhe deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko për BBC, që tha se “kjo është një rritje e madhe e moralit”. Teksa është ende herët të thuhet se […]
Rreth këtij vendimi të Moskës është deklaruar edhe deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko për BBC, që tha se “kjo është një rritje e madhe e moralit”.
Teksa është ende herët të thuhet se Ukraina ka fituar luftën, tërheqja e trupave ruse nga Khersoni nënkupton se Rusia ka humbur luftën, tha ai.
Më heret gjatë ditës, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse janë duke u larguar jashtë rajonit të Kherson për në anën tjetër të lumit Dnipro, shkruan BBC.
Në paraqitjen e tij të përditshme me gazetarë, zëdhënësi i kësaj Ministrie, Igor Konashenkov, njoftoi shkurt se largimi është duke ndodhur- por nuk përdori fjalën “tërheqje”, ku në vend të kësaj përdori “manovër”.
“Njësitë ruse janë duke kryer një manovër në pozicionet e para-përgatitura në bregun e majtë të lumit Dnipro në pajtueshmëri të plotë me planin e miratuar”, në drejtim të Mykolaiv-Krivyi Rih, tha ai, duke iu referuar zonës përreth Khersonit.
Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u dha dhe ansjë fotografi e manovrimit të trupave nuk e përcolli njoftimin. /Periskopi/












