Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 28 nëntor

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të bëhen bashkë këtë 28 Nëntor në Tiranë, për të festuar 110 vjetorin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Delegacioni nga Kosova do të niset për në kryeqytetin shqiptar më 26 nëntor dhe do të kthehet një ditë më pas. Gjithashtu, më 27 nëntor do […]

Delegacioni nga Kosova do të niset për në kryeqytetin shqiptar më 26 nëntor dhe do të kthehet një ditë më pas.

Gjithashtu, më 27 nëntor do të mbahet një seancë plenare e përbashkët e të dy kuvendeve.

Në një dokument të siguruar nga Telegrafi, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të mbulojë akomodimin dhe një drekë për të gjithë pjesëmarrësit nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës do të mbulojë transportin për të gjithë pjesëmarrësit (transporti i organizuar nga Kuvendi i Kosovës me autobus), si dhe mëditjet veç për stafin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa jo për deputetët e Kuvendit.

Nga Grupet Parlamentare të Kuvendit është kërkuar që deri më 15 nëntor 2022, të përgatisin listën e deputetëve që do të udhëtojnë me transport të organizuar nga Kuvendi, si dhe atyre me automjete private.

Akomodimi i delegacionit të Kosovës do të bëhet në dy hotele të ndryshme.

“Hotel Sheraton: 50 vende (Kryetari i Kuvendit plus stafi, Kryeministri plus stafi, Sekretari i Përgjithshëm plus stafi). Hotel International: pjesa tjetër e delegacionit max 155 vende (deputetët; nënkryetarët; ministrat dhe stafet)”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?