Denoncohen dy gjyqtarë se tentuan të ndikojnë te rasti ‘Brezovica’, flasin nga KGJK

Denoncohen dy gjyqtarë se tentuan të ndikojnë te rasti ‘Brezovica’, flasin nga KGJK

Sipas denoncimeve, në rastin “Brezovica”, kanë tentuar të ndikojnë edhe gjyqtari i gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti si dhe gjykatësi i Gjykatës se Apelit, Enes Mehmeti, ku sipas pretendimeve thuhet se i është bërë trysni një zyrtareje ligjore që të përgatisë leje për vizitë në Qendrën e Paraburgimit për familjarët e një prej të […]

Sipas denoncimeve, në rastin “Brezovica”, kanë tentuar të ndikojnë edhe gjyqtari i gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti si dhe gjykatësi i Gjykatës se Apelit, Enes Mehmeti, ku sipas pretendimeve thuhet se i është bërë trysni një zyrtareje ligjore që të përgatisë leje për vizitë në Qendrën e Paraburgimit për familjarët e një prej të pandehurve në kundërshtim me rregullat e Qendrës.

Për këtë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ka thënë se kanë pranuar informacione në forma të ndryshme por që nëse është ngritur një gjë e tillë, se pari duhet të intervistohet zyrtarja.

“Ne kemi pranuar në forma të ndryshme disa informacione të cilat i kemi adresu, por nëse ky pretendim është i sakte dhe ngritet nga prokurori i çështjes unë besoj që minimumi do duhej të intervistohej zyrtarja e gjykatës, pasi që po theksoj se proceset disiplinore kur ndërlidhen potencialisht me nivel tjetër të përgjegjësisë që është përgjegjësi penale edhe të kufizohen, reduktohen në kuptimin e procedurës deri në masën që nuk e intereferon pengon procesin e hetimit penal të çështjes”, është shprehur Zogaj.

Ai ka thënë se secili zyrtar, qofte gjyqtar, qofte kryetar gjykate apo niveli tjetër, që është i përfshirë në një forme ose tjetër duhet me pasë me vëmendje nivelin e përgjegjësisë që ka brenda rastit edhe brenda këtij niveli të trajtohet edhe çështja.

“Nëse ka këso interferime, ne si Këshill patjetër që mund të bëjmë një hetim disiplinor, por nëse konfirmohen këto, atëherë parimisht në kuptimin profesional të fjalës tejkalohen përgjegjësi disiplinore dhe ku do te duhej me qene hetimi, kush do te duhej me e zhvillu hetimin, pikërisht organi i akuzës që është Prokuroria”, ka thënë ai.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar të dy gjykatësit – Arben Hoti dhe Enes Mehmeti – dhe të dy kanë mohuar pretendimet e tilla, duke thënë se asnjëherë nuk kanë telefonuar zyrtaren e gjykatës për këtë rast./Betimi në Drejtësi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?