Dënohen 3 persona për rrëzimin e aeroplanit me 298 viktima

Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm tre të dyshuar për vrasje për rolin e tyre në rrëzimin e fluturimit të pasagjerëve MH17 të Malaysia Airlines mbi Ukrainë në vitin 2014. Të dënuarit, dy ish-oficerë të inteligjencës ruse dhe një udhëheqës separatist ukrainas u urdhëruan gjithashtu të paguanin të paktën 16 milionë euro si […]
Të dënuarit, dy ish-oficerë të inteligjencës ruse dhe një udhëheqës separatist ukrainas u urdhëruan gjithashtu të paguanin të paktën 16 milionë euro si kompensim për të afërmit e 298 viktimave.
Një i dyshuar i katërt u lirua nga të gjitha akuzat, shkruan Aljazeera.
“Gjykata i quan akuzat e provuara aq të rënda saqë mendon se vetëm dënimi më i lartë i mundshëm me burg do të ishte i përshtatshëm”, tha kryegjyqtari, Hendrik Steenhuis.












