Çmime të larta në produktet esenciale – Si variuan ditëve të fundit në tregun e Kosovës

Çmime të larta në produktet esenciale – Si variuan ditëve të fundit në tregun e Kosovës

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me çmime të larta të produkteve ushqimore e higjienike, kryesisht në ato që janë më esenciale për mbijetesë. Si pasojë e krizës ekonomike, që në radhë të parë vlerësohet të jetë shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë dhe e ka përfshirë gjithë botën, mund të blihen pak produkte me […]

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në datat 23 -27 nëntor 2022, nuk është që është vërejtur luhatje e madhe e çmimeve të produkteve esenciale të shportës së qytetarëve. Megjithatë, çmimet vërehen se mbesin dukshëm të larta.

P.sh, tek vezët ka një lëvizje prej 5 centëve brenda dy ditëve, pra prej 4.18 cent, në 4.23 cent. Pastaj patatet nga 0.79 në 0.72 cent.

Ose një ndryshim është vërejtur edhe te detergjenti për enë, ku njëherë ka qenë 2.16, pastaj 2.6, e tash në fundmi 2.26 cent.

Shih listën më poshtë:

Kurrë më shumë se tash s’janë vërejtur ngritjet

Blerjet nëpër markete mund të jenë të përditshme, të përjavshme apo edhe për dikë të përmuajshme, për ato familje që furnizohen për një kohë më të gjatë.

Një qytetare ka rrëfyer për Periskopin se si në këtë periudhë po vëren ngritje të produkteve të caktuara, si asnjëherë më parë.

Ajo thotë se blerje bën thuaje çdo ditë nëpër markete.

‘’Deri verës, nuk është që vëreja ngarkesë çmimesh për veten, në ato produkte që bleja zakonisht. Por muajve të fundit habitem  me disa, sa shumë kanë ndryshuar. P.sh te bananja, nëse më herët e kam ble një banane 25 cent, tash me peshën e njëjtë, mund ta marr me 45 cent. Ose kremi Nivea, që para pak kohësh ishte 85 cent, tash mund të blehet me 1.15 cent. E mos të flasim për produkte hala më esenciale, si mishi, orizi etj’’, thotë D.M.

Kurti: Qeveria nuk mund të fajësohet për rritje çmimesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se Qeveria që udhëheq  nuk mund të fajësohet për ngritjen e çmimeve në treg, pasi kjo, sipas tij, ka ndodhur si pasojë e disa faktorëve.

”Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate, e cila trumbeton çdo ditë për rritje çmimesh dhe tenton të fajësojë Qeverinë për këtë”, tha Kurti, duke mos specifikuar se për kë e ka fjalën./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?