Çitaku: Si kaluam nga diskutimi për normalizim te grindjet e vogla për targa

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është befasuese se si dialogu ka kaluar nga bisedimet për normalizim dhe njohje të ndërsjellë, në grindje të vogla për targa. Çitaku në postim në Twitter ka thënë se sovraniteti është i rëndësishëm, por me rëndësi janë edhe aleancat me SHBA-në dhe BE-në. “Si kaluam nga diskutimi […]
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është befasuese se si dialogu ka kaluar nga bisedimet për normalizim dhe njohje të ndërsjellë, në grindje të vogla për targa.
Çitaku në postim në Twitter ka thënë se sovraniteti është i rëndësishëm, por me rëndësi janë edhe aleancat me SHBA-në dhe BE-në.
“Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?! Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat #SHBA #BE”, ka shkruar Çitaku.












