Buxhetin e 2023-tës e ‘hanë’ projektet e vjetra, asgjë e re për infrastrukturën në Kosovë

Buxhetin e 2023-tës e ‘hanë’ projektet e vjetra, asgjë e re për infrastrukturën në Kosovë

Ministria që udhëheqë, Liburn Aliu, nuk ka paraparë projekte të reja për vitin 2023. Dhjetra milionat e planifikuara në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të shkojnë në projektet që nisen në katër vitet e fundit e që nuk po dinë të kryhen, shkruan Periskopi. Edhe në vitin tjetër, përsëri në gojën e […]

Edhe në vitin tjetër, përsëri në gojën e zyrtarëve të MMPHI-së do të dëgjohen togfjalëshat si “Autostrada e Gjilanit, “Rruga për Mitrovicë”, “Rruga për Podujevë”, “ Rruga Dollc -Gjakovë”, pra emërtimet e projekteve që kanë nisur vite më parë.

Buxheti për vitin 2023, i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës ka paraparë një shumë fiks prej 251,684,838 euro. Veçmas për investime kapitale për të gjithë sektorët përfshirë edhe disa agjenci janë ndarë 246,060,044 euro për kapitalet.

Projektbuxhetin për MMPHI-në, të cilin e ka parë Periskopi, do të jetë i orientuar kryesisht në asfalt.

Disa nga projektet që figurojnë aty të njëjtat kanë qenë edhe në projektbuxhetin e vitit 2022, por nuk kanë nisur së realizuari. Por, shumica e tyre janë të para dy ose tri viteve të kaluara. Madje ka edhe të para katër viteve.

Vlera e parave që do të shpenzohen tek kategoria e infrastrukturës rrugore është fiks 137,572,387 euro. Nga to, 130,922,387 euro janë të projekteve të viteve të kaluara dhe vetëm 6,650,000 euro do të jenë të projekteve të reja.

Në projektet e reja hynë rreth pesë rrugë që do të bashkëfinancohen me komunat dhe janë dhjetra tjera të vjetra që do të vazhdojnë.

Po ashtu, tek projektet e reja hynë: 1. ‘Rehabilitimi i tranzitit në Shtime’, 1,700,000 euro, 2. Rehabilitimi i rrugës rajonale Shtime-Lipjan 1.5 milionë euro.

Këto projekte që nuk janë bashkëfinancim, por nga buxheti i ministrisë, prekin Komunën e Shtimes e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, projekte të reja do jenë edhe ‘Ndërtimi i rrugës rajonale R221 Rakosh-Cerkolez’, ‘Ndërtimi i rrugëve ndërkufitare Kosovë-Shqipëri’.

Pastaj projektet e vjetra që do të marrin një shumë të madhe të buxhetit do të jenë: ‘Riparimi i rrugës rajonale R115 Prizren, Prevallë’, ‘Zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë’, ‘Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale Prishtine-Mitrovice’, ‘Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqul (Autostrada e Gjilanit), etj.

Ndërkohë, sot, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun.

Aliu ka thënë se buxhet i ndarë për këtë ministri është mbi 250 milionë euro. Sipas tij, ndarja e buxhetit është koncentruar në projektet më të rëndësishme si dhe për këto projekte është rritur buxheti krahasuar më vitin e kaluar.

“Totali i buxheti të ndarë për  MMPHI për vitin 2023 është 251 milionë euro. Koncentrimi për ndarjen e buxhetit e kemi bërë tekë projektet me madhore. Pra tash jemi duke hyrë tek projektet për vitin 2023, duke krahasuar me vitin 2022, Autostrada Prishtinë-Gjilan për vitin 2023 janë ndarë 27 milionë euro në buxhetin e viti 2022 kanë qenë 5 milionë euro, zgjerimi i rrugës Dollc- Gjakovë në vitin 2023 janë paraparë 11 milionë euro në vitin 2022 ka qenë 2.5 milionë euro, në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë janë paraparë 6 milionë euro”.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se nga analiza e buxhetit nuk është parë ndarja e buxhetit për ndonjë projekt konkret për rezervat e ujit si dhe për çështjen e shtretërve të lumenjve që pas reshjeve janë duke dal nga shtrati. Mustafa po ashtu pyeti edhe për magjistralen Prishtinë-Podujevë që ka pasur probleme për shpronësimin, si dhe pse buxheti më i madh është ndarë në vitin 2025 dhe jo në 2023, duke e lidhur atë me fushatën zgjedhore.

Ministri tha se Kosova ka më së paku rezerva të ujërave në rajon.

Sa i përket çështjes se shtretërve të lumenjve, ministri tha se janë duke punuar me urgjencë në planin për e menaxhimit të vërshimeve, plan ky që sipas tij, është duke u përkrahur nga BE-ja.

“Për çështjen e ujerave kemi rezerva me të vogla në rajon, rezervat tona nuk mjaftojnë për pije e jo më për ujitje. Ajo që është e domosdoshme është krijimi i rezervave dhe për këtë i kemi dy projekte. I kemi edhe tri projekte të tjera të studimit të fizibilitetiti”.

“Për çështje e shtretërve jemi duke e bërë planin e menaxhimit të vërshimeve, jemi me urgjencë duke punuar në këtë e kemi edhe mbështetjen e BE-së, do të ketë kosto. Sa i përket projektit Prishtinë-Podujevë shpronësimi ka qenë problem, jemi në detajizim. Sa i përket ndarjes së buxhetit nuk ka të bëjë me vitin, është çështje me planin dhe dinamiken e projekteve”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se buxheti i ndarë në përgjithësi nuk është i drejtë, sipas saj, ky është një buxhet politik.

“Po e shoh që është një rritje e buxhetit, por nuk është rritje e madhe, por duke parë që nuk e keni arrit ta shpenzoni buxhetin, në rrethana normale nuk rritet buxheti për vitin e ardhshëm. Duket që është buxhet politik, nuk është i drejtë ky buxhet”, tha ajo.

Me datën 13 dhjetor ministri do të paraqite para këtij Komisionit ku pritet që ta bëjë një përmbledhje të punës 1 vjeçare në këtë ministri. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?