Bislimi s’ka haber për pyetjen e gazetarëve: Pas të hanës vjen e marta, nuk jam Nostradamus

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, derisa bëri të ditur se në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje lidhur me targat, iu kthye ashpër gazetarëve. Bislimi u soll ashpër, duke u thënë se nuk është Nostradamus që ta dijë çka do të ndodhë. “Çka do të ndodhë pas të hënës” u pyet Bislimi. “Vjen e marta pas […]
Bislimi u soll ashpër, duke u thënë se nuk është Nostradamus që ta dijë çka do të ndodhë.
“Çka do të ndodhë pas të hënës” u pyet Bislimi.
“Vjen e marta pas të hënës, a e di ti çka ka me ndodhë? Nuk jam Nostradamus”, iu kthye zv/kryeministri njërit prej gazetarëve.
Ai ka thënë se me diskutimin e bërë me 17 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve.
“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.
Bislimi: Nuk ka marrëveshje për targat, unë jam takuar veç me Lajçakun
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Ai për takimin të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ky takim ka qenë vetëm në mes tij dhe Lajçak dhe jo siç është raportuar në media se është takuar me Petar Petkoviqin.
“Takimi në Bruksel ka qenë vetem mes meje dhe Lajcak. Cdo raportues qe ka raportuar per zhvillimet ne Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë qe është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, Petkoviqi nuk ka udhetuar ne Bruksel”, ka thënë Bislimi.












