Bie pak ‘patriotizmi’ i tregtarëve të Kosovës, 40 milionë euro më shumë ia dhanë këtë vit Serbisë

Bie pak ‘patriotizmi’ i tregtarëve të Kosovës, 40 milionë euro më shumë ia dhanë këtë vit Serbisë

Një situatë pasigurie dhe e mjegullt u pa në Kosovë ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës vendosi që të tregojë autoritetin e vetë nëpërmjet policisë për çështjen e targave ilegale serbe. Kjo pasi, ekspertët lajmëronin rezistencë nga ana e serbëve të cilët dirigjoheshin nga qeveria e Beogradi. Derisa qeveria po shfaq shenja që është […]

Kosova importon deri në 90 për qind të produkteve që i nevojiten – duke filluar nga ato ushqimore deri tek ato ndërtimore. Për të siguruar këto produkte, tregtarët e Kosovës ja mësyjnë në të katër anët e botës.

Inflacioni ka bërë që patriotizmi të bie tek tregtarët vendor.

Statistikat e Doganës së Kosovës të cilat i ka parë Periskopi tregojnë për një import që është rritur dukshëm më shumë me Serbinë se sa në vitin e kaluar. Bazuar në dhjetë muajt e parë të këtij viti, janar -tetor, importi më Serbinë është për 39 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo shifër shumë e lartë po i duket edhe përfaqësuesve të bizneseve.

Kryetari Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për Periskopin që vetëm Qeveria e Kosovës mund ta ulë këtë bilanc duke simuluar prodhimin vendor. Sipas deklaratave të tij, qeveria as që po bisedon më bizneset për këto punë.

“Kjo është një shifër shumë e lartë, por jo vetëm më Serbinë, por edhe me vendet tjera. Bilanci po shkon vetëm duke u rritur. Pra, bilanci tregtar është i tmerrshëm, kurse shërbimet i kemi shumë më mirë. Te shërbimet jemi suficit.

Për ta luftuar këtë, duhet të ndihmohet prodhimi i brendshëm në mënyrë që ai të rritet.

“OEK në vazhdimësi ka bërë e po bënë thirrje që të bëhet një pako ekonomike që e stimulon prodhuesin vendor. Që i ndihmon biznesit. Ka mënyra të ndryshme se si do të ishte ajo pako. Ne nuk po i imponojmë asgjë qeverisë, por po i kërkojmë një dialogë biznes -qeveri që të gjejmë një pako kualitative, e cila krijojnë efekt”, ka thënë Rafuna për Periskopin.

Por, në cilin muaj shkoi më së larti importi më Serbinë

Të dhënat tregojnë se për dhjetë muajt e këtij viti, nga shteti fqinjë, Kosova ka blerë mallra në një vlerë prej 255, 977, 580 euro. Bazuar në ecurinë e muajve të fundit të vitit shifra deri në fund të dhjetorit do të kalojë 300 milionëshin. Gushti ka qenë muaji, kur vendi është ‘bombarduar’ me import.

Importi më Serbinë janar -tetor 2022                                

  • Janar: 13, 633, 070 euro
  • Shkurt: 21, 466, 174 euro
  • Mars: 27, 384, 602 euro
  • Prill: 22, 644, 403 euro
  • Maj: 26, 383, 275 euro
  • Qershor: 26, 129, 528 euro
  • Korrik: 30, 167, 808 euro
  • Gusht: 31, 738, 774 euro
  • Shtator: 27, 714, 860 euro
  • Tetor: 28, 695, 089 euro

Importi më Serbinë janar-tetor 2021

  • Janar: 11, 831, 196 euro
  • Shkurt: 16, 470.293 euro
  • Mars: 20, 201, 510 euro
  • Prill: 21, 843, 994 euro
  • Maj: 22, 495, 276 euro
  • Qershor: 22, 463, 173 euro
  • Korrik: 26, 029, 821 euro
  • Gusht: 25, 081, 614 euro
  • Shtator: 23, 080, 621 euro
  • Tetor: 26, 593, 489 euro

Në total, importi për dhjetë muaj në vitin e kaluar del të jetë  216, 090, 987 euro.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi më Serbinë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2021 ka qenë 243 milionë e 466 mijë euro.

Edhe në vitet tjera, Serbia e pushtoi ngjashëm tregun kosovar me mallrat e saj. Ajo eksportoi 285 milionë e 300 mijë euro në vitin 2014, 368 milionë e 200 mijë në vitin 2015, 382 milionë e 100 mijë në vitin 2016 dhe 387 milionë e 600 mijë në atë 2017.

“Kulmi” u arrit në vitin 2018. Serbia dërgoi e Kosova mori nga atje produkte në vlerë të hiç më pak se 449 milionë e 900 mijë euro – më së shumti prej 2008-s.

Pushtimit ekonomik që Serbia po i bënte tregut të Kosovës për një dekadë (2008 – 2018), hovin ia ndali taksa prej 10% së pari, e pastaj 100% që Qeveria e Kosovës, atëherë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i vendosi produkteve me origjinë serbe dhe atyre boshnjake në fundnëntorin e 2018-s. Shuma totale e dërgesave të saj nga 449 milionë e 900 mijë euro sa ishte në vitin 2018, ra në vetëm 5 milionë e 578 mijë euro në atë 2019.

Taksa zgjati gati një vit e gjysmë deri më 31 mars të 2020-s. Atë, në këtë datë, e hoqi dhe e zëvendësoi me reciprocitet kryeministri i ri që erdhi në pushtet, Albin Kurti. Kjo i paraqiti shumë telashe gjatë mandatit të tij të parë. Në njërën anë, reciprociteti s’po pranohej assesi nga Serbia, e cila e kushtëzoi rinisjen e dialogut me Kosovën, me heqjen e kësaj mase.

Presioni diplomatik i huaj e bëri të vetën. LDK-ja, që ishte në koalicion me VV-në, e prishi ujdinë dhe krijoi një Qeveri të re me AAK-në dhe NISMA-n.

Ndër veprimet e para që mori kryeqeveritari i ri, atë kohë, Avdullah Hoti, ishte heqja e reciprocitetit me Serbinë në qershor të 2020-s. Fqinji verior, dërgoi përgjatë vitit 2020 produkte në vlerë prej 190,980,000 euro.

Kërkesat për t’i bojkotuar produktet e Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje i kishte pasur qysh para disa viteve, por kur erdhi në pushtet ndryshoi kurs.

Madje në disa raste ata ndalimin e produkteve serbe, e bënë edhe me dhunë.

Në disa aksione me radhë, gjatë muajit tetor të vitit 2011 kjo parti kishte rrotulluar disa kamionë me mallra serbe.

Një aksion ishte mbajtur më 21 tetor të vitit 2011. Në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin “Lupç”, aktivistët e Vetëvendosjes kishin rrotulluar një kamion që po transportonte material ndërtimor.

Në njoftimin e asaj kohe, VV-ja merrte përgjegjësinë për rrëzimin e këtyre kamionëve.

“VETËVENDOSJE! ndërmori një aksion kundėr mauneve me mallra të Serbisë”. Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme”, thuhej në kumtesën e Vetëvendosjes.

Por, nuk është vetëm Serbia ajo që ka krijuar një bilanc tregtar negativ në Kosovë.

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.0 për qind në muajin tetor 2022, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 402.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 355.9 milionë euro të vitit të kaluar.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 37.7 milionë  euro, ose rreth 43.7 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 65.5 për qind.

Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 203.3 milionë euro, ose 41.6 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.7 për qind. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?