Biden dhe Xi takohen në prag të samitit të G-20

Biden dhe Xi takohen në prag të samitit të G-20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hënën në Bali të Indonezisë, në prag të samitit të vendeve më të industrializuara, G20. Takimi vjen në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, për shkak të disa çështjeve – […]

Takimi vjen në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, për shkak të disa çështjeve – nisur nga siguria në Tajvan deri te tregtia.

Ky njëherësh është takimi i parë i tyre prej se Biden ka marrë detyrën e presidentit më 2021.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku kur të dy ishim nënkryetarë. Është, thjesht, e mrekullueshme që ju shoh”, i tha Biden Xisë.

“Si udhëheqës të vendeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë – mendoj unë – për të treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i menaxhojnë dallimet, mund të parandalojnë që konkurrenca të kthehet në konflikt dhe mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku në urgjencat globale, që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha Biden.

Ai përmendi ndryshimet klimatike dhe pasigurinë ushqimore si probleme që bota pret të trajtohen nga vendet e tyre.

Duke iu përgjigjur Bidenit, Xi tha se si udhëheqës të dy vendeve të mëdha, ata duhet të gjejnë drejtimin e duhur dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre.

Tema kryesore të bisedimeve të tyre pritet të jenë: Tajvani, Ukraina dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Këto tema pritet të përshkojnë edhe samitin e G20-ës, që nis punimet të martën.

Samiti do të mbahet pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin. Atë do ta përfaqësojë ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ky është samiti i parë i G20-ës prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë, në fund të shkurtit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?