Besnik Bislimi – Opozitës: BE na thotë pse i keni çu ata njerëz në dialog

Besnik Bislimi – Opozitës: BE na thotë pse i keni çu ata njerëz në dialog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, thotë se opozita ka ‘mendim pozitiv’ për dialogun deri në vitin 2021, por pushteti e sheh të kundërtën. “Më 2021 ka ndodhë një prerje. Ju e shini sukses dialogun deri më 2021, ne e shohim të kundërtën. Edhe BE thotë se ju i keni nënshkru këto marrëveshje, i bajshi me shnet, pse […]

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, thotë se opozita ka ‘mendim pozitiv’ për dialogun deri në vitin 2021, por pushteti e sheh të kundërtën.

“Më 2021 ka ndodhë një prerje. Ju e shini sukses dialogun deri më 2021, ne e shohim të kundërtën. Edhe BE thotë se ju i keni nënshkru këto marrëveshje, i bajshi me shnet, pse i keni çu ata njerëz në dialog.

Ata që mendojnë se e kemi kënaq deri më 2021, e shohin tash procesin si dështim”, tha ai kur po raporton në Komision.

Bislimi krenohet me raportin e KE-së

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është kritikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu se qeveria i ka shkaktuar dëme vendit.

“Qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar për ujdinë që është bërë për targat. Në cilën formë do të bëni kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Konsideroj që i keni shkaktuar dëme Kosovës, keni shkaktuar situatë ku nuk kemi funksionim të institucioneve në veri të vendit. A ndjeheni fajtor që dështimet që i keni pësuar në dialog kanë bërë që ky proces për herë të parë të ndërlidhet me liberalizimin e vizave”, ka thënë Deliu.

“Zonja Deliu i përmendi tri fjalë që i përsërit vazhdimisht, dështime në dialog, veprime të pamatura, veprime fëmijërore. Sikur ju t’i kishit vetëm çerekun e informacioneve se si është përfaqësuar Kosova deri tash e si është e përfaqësuar para vitit 2022 ju ishit turpëruar me ardh në sallë”, ka thënë Bislimi.

Ndër të tjera Bislimi ka mohuar se çështja e vizave është ndërlidhur me procesin e dialogut.

“Nuk ka pasur kurrfarë ndërlidhje të procesit të liberalizimit të vizave dhe dialogut, kush e thotë këtë dezinformon. Liberalizmi i vizave është lidhur me sistemin ETIAS”, ka thënë Bislimi.

“Për aplikimin për statusin e kandidatit. Është gabim të thuhet a është momenti i duhur apo jo, ne kemi dërguar një ekip prej katër ekspertësh që janë duke qëndruar në Bruksel, kemi përgatitur një dokument të pozicionit politik që ua kemi ndarë vendeve anëtare, jemi në koordinim të ngushtë me presidencën çeke për të caktuar përfundimisht datën”, ka shtuar ai.

Ndërsa për raportin për vendin nga Komisioni Evropian, Bislimi ka thënë se është më i miri ndonjëherë për Kosovën.

“Raporti për vendin 2022 përpiluar nga Komisioni Evrpian thekson qe Kosova ka pasur stabilitet politik, por për zbatim të suksesshëm të reformave stabiliteti politik është alfa dhe omega për sukses të reformave, qeveria stabile në këtë krizë ka mundësuar duke qenë afër qytetarit të kemi sukses në vaksinim gjatë pandemisë, besojmë se kemi pasur sukses në adresimin e pasojave negative që inflacioni ka pasur”.

Ai ka thënë se në raport nuk përmendet fjalia ndikim politik për punësime apo ndërhyrje në administratë e institucione të tjera.

“Çështja e kuorumit ka qenë në media më shumë se që është dashur”, ka shtuar ai.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, raporti konstaton se dialogu vazhdoi gjatë gjithë periudhës raportuese me takime të rregllta mujore të kryenegociatorëve dhe një takim të nivelit dhe një të nivelit të lartë. Siç e dini nga data 23 nëntor kemi hyrë në një fazë të re të diaogut”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se në raport thuhet se Kosova ka vazhduar angazhimin e saj në një sërë nismash të bashkëpunimit regjional, si dhe ka shtuar se thuhet se Kosova mban marrëdhënie të mira bilaterale me shtetet fqinje anëtare të BE-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?