Berisha thotë se Kosova e ka fituar rastin ndaj ‘IuteCredit’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka njoftuar se Republika e Kosovës e ka fituar rastin ndaj Iute Credit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në Facebook, duke u bazuar në burimet e tij si avokat që ka udhëhequr procesin e selektimit të përfaqësuesit të […]
Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në Facebook, duke u bazuar në burimet e tij si avokat që ka udhëhequr procesin e selektimit të përfaqësuesit të Kosovës.
Avokati është shprehur i lumtur për “debaklin” që ka pësuar kjo bankë, i cili institucion mikrofinanciar kishte revokuar licencën në vitin 2019.
“Une sot ndihem krenar per vendin, e pse, ua tregon Sokol Havolli. Pasha Zotin edhe hyzmetin ia kemi be dhe jam i lumtur pafund per kete. Iute Credit qe i ka vjele qytetaret tane me kamatat me cnjerezore te mundshme, perfundimisht ka pesuar debakel perballe Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha.
Institucioni mikrofinanciar “Iute Credit”, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.
“Pasi që Banka Qendrore e Kosovës nuk ka dhënë një shpjegim ose zgjidhje në lidhje me heqjen e papritur dhe të paligjshme të licencës nga Iute Credit Kosova, kompania mëmë ka paraqitur një kërkesë për arbitrazh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë”, thuhej në njoftimin e Iute Credit.
Sipas IuteCredit Europe, duke revokuar licencën e biznesit, Kosova ka shkelur disa detyrime sipas Ligjit për Investime të Huaja, siç është detyrimi për të trajtuar “Iute Credit” me një trajtim të drejtë dhe të barabartë sipas neneve 3, 5, dhe 7.
IuteCredit është institucion mikrofinanciare me origjinë Estoneze që përqendrohet kryesisht në kreditë me këste, përfshirë kreditë e makinave.
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), më 6 dhjetor 2019 ka marrë vendim për mbylljen e institucionit financiar jo bankar “Monego” dhe institucionit mikrofinanciar “Iute Credit”.
Këtë e kishte bërë të ditur guvernatori i BQK së, Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Bordi i BQK-së duke u bazu në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të inicojë procedurat e likuidimit për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit” dhe institucionin financiar jo bankar “Monego”. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, kishte thënë Mehmenti. /Periskopi/












