“Bëmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin”, a ishte kjo përgjigje e Ramës për Kurtin

“Bëmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin”, a ishte kjo përgjigje e Ramës për Kurtin

Për herë të parë Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën një mbledhje të përbashkët në Tiranë, në prag të festës së 28 nëntorit. Përveç parlamentarëve, pjesë e kësaj seance të veçantë ishin edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët nga foltorja folën për historinë e të ardhmen e shqiptarëve në […]

Për herë të parë Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën një mbledhje të përbashkët në Tiranë, në prag të festës së 28 nëntorit.

Përveç parlamentarëve, pjesë e kësaj seance të veçantë ishin edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët nga foltorja folën për historinë e të ardhmen e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Para Ramës, si mysafir, foli Kurti.

Ai tha se si dy shtete,  Kosova e Shqipëria duhet të përfshihen në çështjen publike të njëra-tjetrës, por jo edhe ta pengojnë.

“Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar”, tha Kurti në foltore.

Por, krejt të kundërtën e tha Rama kur doli në foltore. Ai tha se duhet bërë çmos për ta penguar njëri-tjetrin.

“Po rikthehem aty ku u nisa me ata të cilët i hapën rrugë, shumë kohë më parë, mundësive që ne patëm më pas. Një pjesë të mundësive ne e shfrytëzuam, ne shqiptarët flas, një pjesë të mundësive ne e huqëm në një pjesë të konsiderueshme të kësaj bashkëjetesës sonë në këtë që quhet trualli i Shqipërisë. Ne bëmë çmos dhe vazhdojmë të bëjmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin, herë me sukses herë pas sukses, por sot që është një ditë e mirë, e bukur është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje e cila i ka mbledhur të gjithë bashkë, pavarësisht do të donim ose s’do donin njëri-tjetrin qoftë edhe në një mëhallë në jetën e përditshme”.

Pas kësaj, Rama tha se do që dy emra t’i sjellë këtu në vëmendje “pa të cilët s’do të kuptohet dot as ardhja deri në këtë ditë as vazhdimësia përtej kësaj dite – LDK dhe UÇK”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?