BE: Negociatorët kanë pranuar ftesën për takim, kjo është kriza më e madhe ndër vite

BE: Negociatorët kanë pranuar ftesën për takim, kjo është kriza më e madhe ndër vite

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se të dy kryenegociatorët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim. Ai ka thënë në konferencën për media të mërkurën se BE-ja pret nga dy shtetet që në frymë evropiane të dalin nga situata, që sipas tyre, paraqet krizën më të madhe ndër vite mes dy shteteve. […]

“Mund të konfirmoj se i kemi ftuar të dy kryenegociatort dhe mund të konfirmoj se kanë kthyer përgjigje se do të vijnë. Do të kemi takim me ta. Qëllimi është i njëjtë që më në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, ka thënë Stano në konferencën për media.

Ai ka thënë se zakonisht pasi të ketë pajtim mes kryenegociatorëve, takimet përcillen nga takime në nivele të larta.

Stano e ka cilësuar krizën aktuale, “si më të madhen që është parë ndër vite” në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë patën kërkuar që Kosova ta shtyjë për 10 muaj vendimin për ndëshkim të atyre që bartin targa ilegale të lëshuara nga Serbia dhe që refuzojnë t’i konvertojnë në RKS. Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste, ndërsa çështja është diskutuar ditëve të fundit në nivel të krerëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por nuk është arritur marrëveshje. Nga ky takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri.

SHBA-ja ka kërkuar edhe dy ditë shtesë për marrëveshjen dhe kjo është pranuar nga Qeveria e Kosovës.

Situata në veri është përmendur si arsye nga Presidenca Çeke e BE-së që të hiqet nga agjenda edhe çështja e liberalizimit të vizave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?