BE jep detaje për takimin e nesërm mes Kurtit e Vuçiqit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Në një njoftim të BE-së, thuhet se të hënën më 21 nëntor, në Bruksel do të zhvillohet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. “Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet […]
Në një njoftim të BE-së, thuhet se të hënën më 21 nëntor, në Bruksel do të zhvillohet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd.
“Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, si dhe i dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të nisin me takime të veçanta me secilin lider të shteteve, duke filluar nga ora 08:00, e më pas pritet që të ketë një takim të përbashkët.
“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”.
Kurse në fund të këtij takimi, pritet që të ketë edhe një deklaratë për media, nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.












