BE: Jemi të gatshëm për një takim sa më të shpejt Kurti-Vuçiq

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm që të presë takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sa më shpejt që është e mundur. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media përsëriti se situata e krijuar në Kosovë është kriza më e keqe […]

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media përsëriti se situata e krijuar në Kosovë është kriza më e keqe që nga viti 2013.

“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për t’i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”.

Ai tha se është duke u mbajtur takimi mes dy kryenegociatorëve dhe se ky është një shembull i marrjes së hapave.

Stano u pyet edhe nëse kryenegociatori serb ka udhëtuar sot në Bruksel për t’u takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, por ai tha se këtë përgjigje duhet ta japë pala serbe.

Po ashtu, Stano tha se puna vazhdon derisa ftoi të dyja palët që të jenë të përgjegjshme për të dalë nga kjo situatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?