Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur edhe në fshatin Smirë të Vitisë, ku një burrë ia ka kërkuar 100 mijë euro personit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë.   Gazeta Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, […]

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.
Ngjarjes dyshohet se i ka paraprirë një rast i dhunimit i një 15-vjeçareje, babai i të cilës deshi të gjykojë përmes kanunit, në vitin 2022 të shekullit të 21-të.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi personi që e kishte dhunuar të miturën, një 67-vjeçar, e ka denoncuar në Polici babain e saj për detyrim.

Në dëshminë e dhënë nga i dyshuari për dhunim gjatë intervistimit para hetuesve policorë ka deklaruar se babai i vajzës të cilën dyshohet se e dhunoi dhe e la shtatzënë, e ka kërcënuar dhe detyruar që si dëmshpërblim t’ia jap 100 mijë euro.

Vajza e cila u dhunua dhe mbeti shtatzënë ka tashmë një foshnjë 5 muajshe dhe si kompensim për marrëdhëniet seksuale që i dyshuari kishte kryer me të, babai i saj ia ka kërkuar këtë shumë të majme të parave, gjoja se në emër të nderit, raporton Sinjali.

Denoncimi i 67-vjeçarit aktivizoi Policinë dhe Prokurorinë dhe si rezultat u sigurua prezenca e të dyshuarit (babait të vajzës), i cili u intervistua nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të Detyrimit, në bazë të provave dhe informacioneve të mbledhura deri më tani, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe nisjen e hetimeve që zbardhin detaje të këtij rasti.

Raste të tilla dëshmojnë se Kanuni është kaq i rrënjosur në shoqërinë shqiptare sa përçohet edhe sot e kësaj dite.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?