Arsyetimi i MSH’së për punësimin e dhëndrit të Kusari-Lilës: S’e kemi ditur që ka lidhje familjare

Arsyetimi i MSH’së për punësimin e dhëndrit të Kusari-Lilës: S’e kemi ditur që ka lidhje familjare

Shkumbin Spahiu, dhëndri i shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lilës, është emëruar në Bordin e Ankesave në AKPM nga ud.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk e kanë ditur për lidhjen familjare të Shkumbin Spahiut me deputeten Mimoza Kusari-Lila. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur sot Gazetës Shneta lidhur me […]

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur sot Gazetës Shneta lidhur me raportimin e djeshëm për emërimin e Shkumbin Spahiut në Bordin e Ankesave në AKPM, i cili është dhëndër i deputetes së LVV-së Mimoza Kusari-Lila.

Sipas MSH-së, ud.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku e cila e ka emëruar Spahiun në këtë Bord, nuk e paska ditur se ai ka lidhje familjare me Kusari-Lilën.

“Mund të ju informojmë që për lidhjen familjare të z. Shkumbin Spahiu me deputeten Kusari Lila kemi kuptuar vetëm pas raportimit të mediumit tuaj, dhe ju sigurojmë që emërimi i tij në bordin për ankesa në AKPPM ka qenë vetëm si rezultat i profilit të tij profesional, mbështetur në UA 05/2015 Bordi i ankesave dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndikimi politik”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, më 31 tetor ka emëruar përbërjen e re të Bordit të Ankesave në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Në këtë Bord janë tre anëtarë me mandat tre-vjeçar të cilët emërohen nga ministri i Shëndetësisë bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Gexha-Bunjaku ka emëruar Meliza Qorraj, Shkumbin Spahiun dhe Gëzim Berishën.

Shkumbin Spahiu është bashkëshorti i motrës së deputetes dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila. Spahiu poashtu është drejtor ekzekutiv në një organizatë joqeveritare e cila bashkëpunon edhe me bashkëshortin e Kusari-Lilës, Arben Lila.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Gexha-Bunjaku për këtë emërim, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje. Përgjigje nuk kanë kthyer as Spahiu dhe as Kusari-Lila, nëse emërimi është bërë me ndikim politik.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?