Arifi: Nëse Qeveria fillon shqiptimin e gjobave duhet të jemi të gatshëm për tensione

Kryeministri Albin Kurti sot në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky takim ka rezultuar pa arritjen e një marrëveshje për çështjen e targave. Faza e dytë e vendimit për targat hynë në fuqi nesër në ora 8:00, por njohësit e çështjeve politike […]
Ky takim ka rezultuar pa arritjen e një marrëveshje për çështjen e targave.
Faza e dytë e vendimit për targat hynë në fuqi nesër në ora 8:00, por njohësit e çështjeve politike në vend thonë se kjo mund të shkakton tensione në veri.
“Sonte duhet të merret një vendim deri në ora 24:00 që të pezullohet vendimi për gjoba apo të vazhdohet me atë vendim. Nëse vazhdohet me gjoba atëherë duhet të jemi të gatshëm që mund të kemi edhe tensione në veri pasi që serbët nuk do ta pranojnë një gjë të tillë”, tha për Front Online, rofesori i Shkencave Politike. Dritro Arifi.
Ai tutje tha se nëse situata në veri komplikohet humbëse do të jetë Kosova.
“Tani Qeveria ka përgjegjësi të madhe, duhet ta merr çdo gjë me qetësi dhe që të gjej një zgjedhje për këtë gjendje, çdo komplikim në veri humb vetëm Kosova pra këtu është vetëm një humbës e ajo është Kosova nëse do të kemi tensione në veri”, deklaroi ai.
Sa i përket takimit të sotëm ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, Arifi tha se çështja e targave nuk është dashur të diskutohet në Bruksel, por me serbët e veriut.
“Për çështjen e targave ka qenë që në fillim e ditur se në çfarëdo varianti Kosova do të ishte palë e humbur pasi që ne veç e kemi një marrëveshje për targat me Serbinë nuk është dashur që edhe një herë të bisedohet për këtë temë me Serbinë por është dashur me serbet atje”, tha ai.












