Angazhoi ekspert që ia jep 5 mijë e 560 euro në muaj, Çeku: S’është pagë, është konsulencë

Angazhoi ekspert që ia jep 5 mijë e 560 euro në muaj, Çeku: S’është pagë, është konsulencë

5 mijë e 560 euro në muaj, MKRS do ta paguaj një ekspert  për shërbime profesionale. Ministria e udhëhequr nga Hajrulla Çeku e ka angazhuar Visar Salihun si konsulent. Salihu ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në vlerë 133 mijë e 440 euro si menaxher i lartë i portofoleve […]

E për këtë çështje në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur vetë ministri Çeku. Ai shpjegoi se  Salihu do paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj për shërbimet që ai do të kryejë në MKRS.

Çeku ka thënë se Visar Salihu nuk e ka pozitën e zyrtarit të kësaj Ministrie por është konsulent dhe do të paguhet për shërbim profesional, duke shtuar se nuk do të marrë pagë, por do të marrë pagesë për shërbimet që është paraparë që ai t’i kryejë.

“Ti iu referove kësaj si pagë, kjo nuk është pagë. Është konsulencë, pagesë për shërbim profesional. Nuk është zyrtar i Ministrisë, është konsulent” – thotë i pari i Ministrisë së Kulturës.

“Kur thua zyrtar, e nënkupton zyrtarin publik ose zyrtarin civil, nëpunësin civil të Ministrisë. Ky nuk është i tillë, prandaj ky nuk merr pagë, paguhet për shërbimin profesional që e ofron” – vazhdon tutje ai.

Çeku gjatë intervistës tregon se përgatitjet për marrjen e një profili të tillë, duke iu referuar këtu ekspertit Salihu, ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa thirrja është shpallur në shkurt ose në mars të këtij vitit përmes prokurimit.

“Në fund të vitit të kaluar ka nisur përgatitja për një profil të tillë, sepse kemi nevojë shumë për profile të tilla. Në shkurt ose mars të këtij viti është shpallur për herë të parë thirrja përmes prokurimit për një profil të tillë. Nuk ka aplikuar asnjë” – thotë ministri.

Ministri tregon se në planet e tij janë që të ‘mos ndalen, e të angazhojnë edhe të tjerë’, duke shtuar se konsulent të tillë ka edhe të tjerë në MKRS, e që madje paguhen edhe më shumë.

“A e di që ka plot të tjerë në Ministri si ky, edhe ma shumë marrin” – thotë ministri duke shtuar se asnjë procedurë e kontraktimit të këtij konsulenti nuk ka qenë jopublike.

I pari i Ministrisë së Kulturës në Kosovës ka shpjeguar disa nga punët që do i kryejë Salihu.

Çeku ka thënë se e para punë e këtij të fundit është që të bëjë analizën hapësinore në rastet kur do të ketë investime kapitale, pra ndërtim të ndonjë stadiumi, qendre kulturore apo diçkaje tjetër.

“Kur dëshiron me ndërtu diçka, stadium, qendër të kulturës, çkado qoftë ajo, duhesh me e pa në cilin lokacion po e ndërton, a është i përshtatshëm lokacioni apo analizat hapësinore” – shprehet Çeku.

Detyra e dytë sipas ministrit janë detyrat projektuese, që sipas Çekut i paraprijnë çfarëdo konkursi për ndërtim për investim kapital.

“E treta vetë konkursi, nëse është konkursi ndërkombëtar për shembull çfare i kemi disa tash duke i përgatitë është shumë me rëndësi me u përgatitë mirë që të aplikojnë kompanitë ndërkombëtare dhe duhet me u siguru që po e zgjedh më të mirin” – thotë ministri duke shtuar edhe një mori procesesh, të cilat ai i konsideron shumë të rëndësishme.

Tutje, ministri Çeku thotë se janë me dhjetëra projekte të kaluara të cilat i cilëson si të dështuara e që për këto projekte me miliona euro, sipas ministrit, kanë shkuar dëm.

Çeku vlerëson se me ekspertin Salihu, që do të paguhet 5 mijë e 560 euro për dy vjet radhazi, më nuk do të ketë miliona euro të shkuara dëm.

“Arsyeja kryesore pse projektet e kaluara, dhjetëra kanë dështuar, kanë hyrë miliona janë blloku. Me 5 mijë e 500-shin e këtij, a e din çka sigurohemi, këto milionat që kanë shku dëm, nuk kanë me shku dëm prapë, edhe e dyta ky nuk ka me qenë i vetmi, ka me pasë edhe të tjerë qysh ka edhe të tjerë” – shprehet ai.

Visar Salihu, i cili e ka fituar kontratën e MKRS-së përmes tenderit në një garë që nuk kishte asnjë konkurrent, do të ketë pagën 11 herë më të madhe se një mesimdhënës.

Eksperti i angazhuar nga Ministria që drejtohet nga Çeku i Vetëvendosjes do të ketë pagë dukshëm më të madhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Paga e tij është 3.7 herë më e madhe se e kryeministrit, apo çdo muaj do të marrë nga 4 mijë e 60 euro më shumë eksperti i angazhuar nga Ministria e Kulturës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?