‘Amerika nervozon’ ministren Haxhiu: Qe fjalët ndaj Tahirit dhe Gashit teksa mikrofoni ishte ndalur

Përmendja e emrit Amerikë në Kuvendin e Kosovës, ka acaruar pozitën dhe opozitën. Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu i tha Abelard Tahirit se pse po manipulon, kur ky i fundit, në fjalën e tij në Kuvend, përmendi raportet aktuale me Amerikën. “Pse bre po manipulon”, thotë Haxhiu. “Jo s’po manipuloj”, ia kthen Tahiri. “A bon..”, […]
Përmendja e emrit Amerikë në Kuvendin e Kosovës, ka acaruar pozitën dhe opozitën. Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu i tha Abelard Tahirit se pse po manipulon, kur ky i fundit, në fjalën e tij në Kuvend, përmendi raportet aktuale me Amerikën.
“Pse bre po manipulon”, thotë Haxhiu.
“Jo s’po manipuloj”, ia kthen Tahiri.
“A bon..”, thotë Haxhiu teksa e ka fjalën për ta marrë fjalën.
Por kryesuesja Saranda Bogujevci nuk ia jep fjalën teksa pastaj në foltore del Arben Gashi i LDK-së.
Arben Gashi: Mundësisht i bën thirrje Albulenës mbrapa të mos bëj zhurëm se jam tuj majtë diskutim.
Albulena Haxhiu: Ti s’mundesh me ma ndalë fjalën mu.
Arben Gashi: Fjalën jo, por zhurmën po.
Zhurma e juaj do të jetë gjithmonë ma e ulët sesa argumenti dhe përkushtimi jonë për punë. /Periskopi