Rohde dhe Rizvanolli vizituan parkun solar ProEnergy – investim nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit

Rohde dhe Rizvanolli vizituan parkun solar ProEnergy – investim nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit

Parku Solar prej  3 MW në proces ndërtimi në fshatin Grackë e Vjetër pranë komunës së Lipjanit, Kosovë. Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë Gjenerale dhe z.Visar Paçarada, anëtar i bordit menaxhues të Bankës ProCredit, mirëpritën për vizitë Ambasadorin gjerman z. Joern Rohde, znj. Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë dhe znj. Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Kjo vizitë […]

Parku Solar prej  3 MW në proces ndërtimi në fshatin Grackë e Vjetër pranë komunës së Lipjanit, Kosovë.

Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë Gjenerale dhe z.Visar Paçarada, anëtar i bordit menaxhues të Bankës ProCredit, mirëpritën për vizitë Ambasadorin gjerman z. Joern Rohde, znj. Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë dhe znj. Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Kjo vizitë u organizua në parkun solar 3MW i cili është në fazën e fundit të ndërtimit dhe gjendet në fshatin Grackë e Vjetër.

Përmes ProEnergy LLC (PP), ky park solar vjen si investim gjerman nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit duke treguar kështu orientimin e saj drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në vend dhe përkushtimin për të reduktuar CO2 dhe për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale.

ProEnergy synon të aplikojë për certifikim me “Gold Standard” të projektit duke kuantifikuar sasinë e energjisë së pastër dhe të gjelbër që do të gjenerohet në rrjetin e Kosovës.

Zvogëlimi i pritshëm i emetimeve nga ky park solar do të jetë rreth 3,700 tCO2/vit. ProCredit Holding do të përdorë emetimet e shmangura të C02 nga ky projekt, për të kompensuar emetimet e C02 që rezultojnë si pasojë e operacioneve të përditshme bankare të grupit të bankave. Me anë të zvogëlimit të emetimeve të CO2, projekti do t’i kontribuojë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara OZHQ-së 13 (Veprimet Klimatike) ndërsa gjenerimi i 3,943MWh/vit i energjisë elektrike të pastër do t’i kontribuojë OZHQ-së 7 (energji e përballueshme dhe e pastër).

“Konsumi i energjisë elektrike është një nga kontribuesit kryesorë të emetimeve të gazrave serë. Në rastin tonë, ky kontribut lidhet deri diku me aktivitetet e përditshme të bankës, por ndërlidhet edhe me burimin e energjisë elektrike, që në shumicën e vendeve ku ne operojmë është qymyri. Prandaj, për të pëmirësuar më tej performancën mjedisore nëpërmjet reduktimit të emetimit të gazrave serë (GS) dhe për të arritur qëllimin afatmesëm për t’u bërë  institucion neutral ndaj karbonit,  aksionari kryesor i grupit ProCredit, ProCredit Holding, ka ndërmarrë nismën për të investuar në një projekt solar në Kosovë. Arsyeja pse Kosova është përzgjedhur për këtë investim është fakti se Kosova ka një ‘miks’ të energjisë më të ndotur në Europë dhe ballafaqohet me mungesë të furnizimit me energji, përderisa përjeton nevojë për rritje të konsumit të energjisë. Një hap i logjikshëm do të ishte që Kosova të përshpejtojë tranzicionin e energjisë drejt burimeve fleksibile dhe të gjelbra.

Projektet si ky në një vend ku nisma të tilla janë ende mjaft të rralla, konsiderojmë se do të shërbejnë si shembull pozitiv dhe do t’i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të vendit” tha Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës ProCredit.

Ambasadori Rohde ndër të tjera deklaroi se “Energjia elektrike që do të prodhohet nga ky investim tërësisht gjerman do të furnizohet nëpërmjet rrjetit dhe do të përdoret për vetëkonsum për Bankën ProCredit në Kosovë dhe kompanitë e saj partnere, ndërsa energjia elektrike tepricë do t’i shitet KESCO-s me tarifën për të cilën do të pajtohemi. Ky projekt tregon jo vetëm përkushtimin e Bankës ProCredit për të reduktuar emisionin e gazrave serë që të ndihmojmë në luftën kundër Ngrohjes Globale, por vjen në një kohë të krizës globale të energjisë, vlerësohet shumë dhe është shumë i nevojshëm.

Tranzicioni i energjisë dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë pashmangshmërisht do të jenë prioritet për të gjitha qeveritë tona në të ardhmen e parashikueshme”.

“Vizioni ynë është të kemi një sektor të pastër të energjisë por gjithashtu një sektor që është më demokratik dhe më i decentralizuar, me konsumatorët në qendër të tij si pjesëmarrës aktivë.
Parku Solar 3 MW i ProCredit-it të cilin e kemi vizituar sot së bashku me Ambasadorin gjerman, Jörn Rohde është shembull i shkëlqyeshëm i këtij vizioni” deklaroi Ministrja Rizvanolli.

Parku solar ProEnergy planifikohet të finalizohet gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pritet që aktiviteti i tij të ketë jetëgjatësi prej rreth 30 vitesh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?