Abdixhiku: Plani franko-gjerman s’është ai që u publikua në media

Abdixhiku: Plani franko-gjerman s’është ai që u publikua në media

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e fundit që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i është prezantuar plani franko-gjerman. Ai tha se edhe gjatë kohës së mohimit për ekzistimin e këtij plani nga ana e kryeministrit, ai ka pasur informacione për të. Abdixhiku tha se […]

Ai tha se edhe gjatë kohës së mohimit për ekzistimin e këtij plani nga ana e kryeministrit, ai ka pasur informacione për të.

Abdixhiku tha se plani franko-gjerman i është prezantuar si kopje e veçantë e tij dhe se ishte kopja e vetme që Kurti e kishte.

“Ka qenë një dokument kopje e veçantë e tij, me shënime të tij, e kam lexuar në tërësi dhe e kam kthyer prapa te kryeministri. Ishte kopja e vetme që e kishte dhe është një dokument dyfaqësh si marrëveshje bazë edhe e kam kthyer mbrapa”, është shprehur Abdixhiku në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se plani franko-gjerman s’ka qenë ai që u publikua në media dhe se sipas tij, s’kanë qenë as pjesa më e madhe e deklarimeve të bëra në media, teksa refuzoi të jap komente në lidhje me planin.

“Nuk do të jap shumë komente për këtë plan sepse është në fazën e përpunimit dhe komentimit e s’do t’i bëja nderë as Kosovës e as përpjekjeve të institucioneve të vendit për të arritur një marrëveshje përballë një kundërshtari politik që e kemi të përbashkët e që është Serbia”, është shprehur Abdixhiku.

Më tej, i pari i LDK-së tha se është përgjegjësi e Qeverisë Kurti që përgjatë dy viteve të fundit është ridizajnuar formati i dialogut, ku ka kaluar nga dialogu që sipas tij e kishte njohjen e ndërsjellë si pikë të veçantë në diskutimin se a është njohja de-facto apo de-juro.

“Plani franko-gjerman nuk është marrëveshje finale, është marrëveshje fillestare dhe pastaj do të ketë bisedime drejtë marrëveshjes finale pas një kohe tjetër”.

“Është një bazë drejtë marrëveshjes finale dhe besoj se ky është dëmi më i madh që është bërë në këtë periudhë sepse deri më tani ne e kemi pasur parimin e “asgjë s’është pranuar derisa gjithçka pranohet dhe gjithçka pranohet kur pranohet njohja” dhe ky besoj se ka qenë suksesi më i madh që Kosova e ka bërë ndonjëherë”, është shprehur Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?