Abdixhiku për Kurtin: Nëse merr deklarata zhgënjyese nga aleatët – je i lënë vetëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abdixhiku thotë se nëse merr deklarata publike të zhgënjimit e dëshpërimit nga aleatët, në këtë fazë je i lënë vetë. “Nëse merr nota dhe deklarata publike në konferenca për shtyp të zhgënjimit e dëshpërimit, […]
Abdixhiku thotë se nëse merr deklarata publike të zhgënjimit e dëshpërimit nga aleatët, në këtë fazë je i lënë vetë.
“Nëse merr nota dhe deklarata publike në konferenca për shtyp të zhgënjimit e dëshpërimit, nëse merr thirrje më të vështira, shpeshta e më të qarta dhe më të dëmshme për Kosovën, natyrisht se në këtë fazë ti je i lënë vetë. Dhe kjo për herë të parë, Kosova në një çështje të tillë merr rrugë kësisoji”, tha Abdixhiku në Rubikon, përcjell Periskopi.
Ai tutje thotë se Kurti me politikën e vetë distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthin e Serbisë.
“Kryeministri i Kosovës, me politikën e vetë distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthin e Serbisë. Unë nuk i di qëllimet e kryeministrit, por rezultati final është që ka potencial destabilizues në vendin tënd dhe je pa aleat që të mbështesin në këtë proces”, përfundoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Periskopi/












