Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë

Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me gjendjen e re të krijuar në veri të vendit. Abdixhiku tha se tashmë janë bërë afër një javë që Kosova është futur në një gjendje të te re të ushtrimit të sovranitetit të vetë në të gjithë territorin, teksa shtoi se në 17 për qind […]

Abdixhiku tha se tashmë janë bërë afër një javë që Kosova është futur në një gjendje të te re të ushtrimit të sovranitetit të vetë në të gjithë territorin, teksa shtoi se në 17 për qind të territorit, ky sovranitet ka filluar të marrë goditje.

Tutje, ai në Klan Kosova tha se burimi i problemeve në veri është Beogradi dhe se tendencat e Serbisë për destablizimin e Kosovës s’janë të reja, teksa shtoi se vendi ka rënë në kurthin e Serbisë.

“Ka një masë të organizuar të autoriteteve serbe në veri të koordinuara në Beograd për të sabotuar Kosovën. Por, kjo tendencë e Serbisë s’është e re për Kosovën. Në 23 vitet e fundit Serbia ka provuar të sabotojë Kosovën edhe në pjesën jugore e sidomos në veri e jo rrallë ka arritur të krijojë tensione, si ai me tren, barrikadat”.

“Arsyeja e një burimi të tillë është intensiteti i madh i faktorit ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe kjo bëhet për dy mundësi. E para që të rritë kërkesën për një marrëveshje finale dhe e dyta që ta kurthojë Kosovën në veprimet e veta që ajo mund t’i ketë. Fatkeqësisht, besoj që janë të dyja dhe besoj se Kosova ka rënë në këtë kurth të Serbisë”, është shprehur Abdixhiku.

Më tej, ai tha se tash nuk është rastësi që ka angazhim më të madh në dialog për një tempo të re nga Washingtoni, Berlini, Londra e Brukseli.

Kreu i LDK-së tha se në këtë angazhim nga kryeqendrat botërore kanë qenë dy mesazhe jetike, që sipas tij, shqiptarët e Kosovës duhet t’i kuptojnë.

“Ato kanë ardhur nga Washingtoni ku e para ka qenë se status-quoja është interes i Rusisë dhe mesazhi i dytë ka qenë që të mos ketë vatra të destabilizmit sepse prapë dhe kjo i shërben Rusisë”, është shprehur Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?