S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën në veri

S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën në veri

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar projekt-rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për situatën në veri. Mbështetje të njëjtës i dhanë vetëm 21 vota nga deputetët opozitarë, ndërsa 44 deputetë të shumicës votuan kundër saj, kurse vetëm 1 deputet abstenoi. Në projekt-rezolutën e AAK-së, pas interpelancës ndaj kryeministrit Kurti për “masat urgjente të Qeverisë […]

Mbështetje të njëjtës i dhanë vetëm 21 vota nga deputetët opozitarë, ndërsa 44 deputetë të shumicës votuan kundër saj, kurse vetëm 1 deputet abstenoi.

Në projekt-rezolutën e AAK-së, pas interpelancës ndaj kryeministrit Kurti për “masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, mes tjerash kërkohej që Qeveria të nis diskutimet për kthimin e serbëve në institucione, pas dorëheqjeve të tyre.

REZOLUTA 

1. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë;
2. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar;
3. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

Haradinaj në seancën e sotme, ku po mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Kurti, ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë dialogun me serbët lokal për t’u kthyer në institucione, të ketë koordinim me opozitën dhe të mbahet një samit disa ditor në ShBA për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të tilla, andaj duke pasur parasysh këtë situatë, i propozoj Kuvendit të votojë rezolutën me këto pika. Pika e parë është që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. Pika dy, institucionet e Kosovës, të fillojnë dialogun me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. Pika tre është që Qeveria të nis komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitës. Pika e katërt kërkohet një samit në ShBA deri në përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë. Sikurse e dini të nderuar deputetë, kjo kërkesë për interpelancë ka ardhur para vendimi të fundit të qeverisë për shtyrje të vendimit për targa dhe ka ardhur në kohë të tensioneve. Tani mund të konstatojë se sa i përket pikës së parë ka një zhvillim të caktuar edhe pse nuk është që do t’i bënte nder Kosovës pranimit që në kohë të kërkesës amerikane. Mendoj se tri pikat të tjera qëndrojnë. Pse kjo rezolutë dhe ndikimi i saj, pasi në disa situata qeveria duhet të merr përkrahjen e parlamentit”, tha ai.

Megjithatë, Haradinaj renditi disa kritika karshi krerëve institucional, lidhur me situatën e krijuar javët e fundit, para arritjes së marrëveshjes për targa me Serbinë.

“Për fat të keq veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri i vendit në vend që të përfillte kërkesën e ShBA-së për të shtyrë vendimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq për zbatimin e fazave për këtë marrëveshje. Kjo i ka dhënë hapësirë Serbisë edhe të luaj rolin e viktimës dhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë. Fatkeqësisht as presidentja e vendit dhe as Kuvendi nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar se në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, tha ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?