12 persona të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Itali, përmbytje edhe të shtëpive

Disa persona janë zhdukur pasi një stuhi e fortë shkaktoi një rrëshqitje dheu në ishullin italian të Ischias. Ishulli, në Gjirin e Napolit, u përfshi nga shiu i madh gjatë natës, me rrëshqitje të dheut që goditën fshatin Casamicciola Terme herët të shtunën në mëngjes, duke përmbytur shtëpi dhe duke rrëmbyer disa makina. Zëvendëskryeministri Matteo […]

Disa persona janë zhdukur pasi një stuhi e fortë shkaktoi një rrëshqitje dheu në ishullin italian të Ischias.

Ishulli, në Gjirin e Napolit, u përfshi nga shiu i madh gjatë natës, me rrëshqitje të dheut që goditën fshatin Casamicciola Terme herët të shtunën në mëngjes, duke përmbytur shtëpi dhe duke rrëmbyer disa makina.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha më herët se tetë persona kishin vdekur.

Por prefekti i Napolit, Claudio Palomba,tha se për momentin, nga të gjitha institucionet e përfshira, nuk ka raporte për vdekje të konfirmuara. “Asnjë trup nuk është gjetur”, tha ai.

Palomba tha se situata po evoluonte, por ishte shumë serioze dhe e ndërlikuar, me 12 persona të zhdukur dhe njerëz të bllokuar nën baltë.

Mes të zhdukurve është një familje me dy fëmijë dhe një çift me një fëmijë të porsalindur, sipas lajmeve italiane. Një 60-vjeçar është dërguar në spital me plagë të rënda, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në zonën e prekur është ndërprerë energjia elektrike dhe rreth 30 familje kanë mbetur të bllokuara në banesat e tyre në fshatin Lacco Ameno, ku raportohet se janë shembur disa ndërtesa.

Pjesa më e madhe e Italisë është goditur nga shirat e dendur gjatë javës së kaluar

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?