Selmanaj: Vetëvendosje po mundohet me kriju institucione paralele për me kapë shtetin – qe qysh

Për projektligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë, Driton Selmanaj thotë se është model që ka shumë dilema. Byroja dhe inspektimi administrativ e ka qet funksion, krijimin e institucioneve paralale për ta kap shtetin derisa të etablohet kapja në proces”, thotë Selmanaj. “Byroja për konfiskimin e pasurisë: Kjo është modeli që po don në Kosovë […]
“Byroja për konfiskimin e pasurisë: Kjo është modeli që po don në Kosovë për herë të parë të aplikohet, që të konfiskohet pasuria pa dënim. Quhet konfiskim civil i pasurisë, a e kanë shumë vende? Jo, e kanë disa vende që i kanë sistemet shumë te etablume.
Janë shumë çështje që kalojnë në një tel të hollë, kemi pasë dyshimet tona që nëse krijojmë një institucion qysh e ka provu Vetëvendosja, mund të shndërrohët në një zyrë për persekutim të kundërshtarëve politik.
Mund të kemi një pajtim në parim, por mënyra qysh e aplikojmë atë, është shumë kompleke”, ka thënë ai.
“Kur ka ardhë iniciativa për ndërrimin e përbërjes së Këshillin Prokurorial, këta kanë propozu që njerëzit e politikës të kenë veto në procesin e vendimmarrjes në KPK, tregon kështu: përpjekje klasike për ta kap sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Po nëse dështon procesi në Kosovë, është proces i gjatë, derisa ndodh kjo krijojmë mekanizma paralel që të kryjmë punët tona për të kap shtetin.
Byroja dhe inspektimi administrativ e ka qet funksion, krijimin e institucioneve paralale për ta kap shtetin derisa të etablohet kapja në proces”, thotë Selmanaj.
Përballë Mirenës, Selmanaj ka folë edhe për Komisionit hetimor për krizën e energjisë, e ku thotë se raporti do të dalë pas pak. Thotë se do të intervistohet Martin Berishaj për transaksionet e dyshimta.
“Komisioni është themeluar më 5 maj pas gjithë vështirësive, kishte një qasje shumë destruktive të pozitës, për ne ishte e pakuptimtë, kërkesa që ishte shtru nga PDK, edhe për neve si opozitë ishte legjitime, që të zbardhej cka ka ndodhë gjatë atij dimri (ngritja e energjisë) etj.
Mandati i Komisionit është të hetojë nga 1 korriku 2021 deri më 5 maj 2022 se cka ka ndodhë. Kemi intervistu disa faktorë relevantë. Pra jemi në fazën ku po intervistojmë dëshmitarë, po marrim të dhëna se cka ka ndodhë. Do ta intervistojmë në fund edhe ambasadorin Martin Berishaj.
Si konkludim i gjithë tanishëm, do të kujdesem të them cka është tuj ndodhë për shkak se me përfundimin e intervistave analizojmë si Komision dhe bëjmë raportin përfundimtar, do të kursehem por mund të them se Qeveria e Kosovës ka qenë krejtësisht e painformuar me krizën që po vinte në atë kohë. Shqipëria dhe Maqedonia kontraktonin energji duke pasë parasysh situatën që po vinte, qeveria e Kosovës, askush nuk e ka pasë idenë se cka po na pret. Në mënyrë improvizuese jemi futë në dimër dhe jemi futë pa rrymë, me vendime ad hoce, zotime të qeverisë pa e ditë cka, shpërndaj para herë te KEK-u, herë të KOSTT, një qasje stihike, e paorganizuar dhe që nuk do të duhej të ishte kjo qasje se si qeveria do të duhej të udhëhiqte me vendin.
Kur e pamë që edhe gjatë muajit gusht patëm reduktime, përfundimi është i thjeshtë, qeveria as për këtë dimër nuk e ka idenë se çka po na pret”, tha ai.
“Dua të ceki një element që vazhdon të jetë qetësim, është që informatat që na kanë ardhë aty është që në Kosovë kanë tregtu rrymë kompani të palicencume në Kosovë. Është kompania HSE (nga Sllovenia dicka) që nuk ka fare licencë për operim në Kosovë, ndërkohë që ka ble e shitë energji me miliona euro. ZRRE arsyetohet se e kanë hetu gjatë muajit qershor, kemi njoftu KESKO dhe KEDS dhe nuk iu ka ndalë opermi”, tha Selmanaj.
Deputeti i LDK-së, është pyetur edhe rreth Kodit Civil, të cilin, si partia e poashtu edhe ai personalisht thotë se nuk janë kundër, por që kanë nevojë për disa sqarime,
“Si LDK nuk jemi kundër, në parim është dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës së Kosovës. E kam thënë, Kodi Penal është i shkruar për kategoritë dhe atakon kategoritë që bëjnë vepra penale. Një person mund të lind dhe të vdes dhe të mos ketë punë me Kodin Penal. Po me Kodin Civil po, cdo dokument, me fejesën, martesën, familjen, trashëgiminë, pronën janë të kondensume në këtë Kod.
Në këtë intervistë, deputeti Selmanaj flet edhe për lidershipin e LDK-së nën udhëheqjen e Abdixhikut, për ish-kryetarin e saj Isa Mustafa dhe çështje të tjera si për shembull dialogu me Serbinë./Periskopi/












